fbpx

Pikëpagesa rrugore në autostradën nga pika kufitare Bllacë deri në Shkup, Qeveria filloi procedurat

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot në seancën e parë qeveritare e shqyrtoi dhe miratoi informacionin për përgatitjen e dokumentacioneve për ndërtimin e pikës pagesore në autostradën Shkup-Bllacë, transmeton Portalb.mk.

“Në seancën e sotme, Qeveria e shqyrtoi dhe miratoi informacionin për dorëzimin e propozimin-projektit për Përgatitjen e dokumenteve teknike në nivelin e projektit themelor për ndërtimin e pikës pagesore në pjesën e autostradës Pika kufitare Bllacë-Shkup (kyçja Stenkovec) në kuadër të thirrjes së 24-t për ndihmë teknike nga Korniza e investimeve e BE-së për Ballkanin Perëndimor”, raportojnë nga Qeveria.

Ndryshe, për shkak të gjendjes me kovid-19, ndërtimi i fazës së parë të autostradës Shkup-Bllacë ngeci në eksproprijimin e 68 pronave nëpër të cilat kalon traseja. Nga Ndërmarrja publike për rrugë shtetërore informojnë që eksproprijimi i tokës deri tani është realizuar në më tepër se 50 përqind të trasesë.

Në pjesën e ndërtimit të fazës së parë, për momentin rrjedhin punët përgatitore dhe bëhet pastrim i pjesëve të trasesë ku është përfunduar eksproprijimi i tokës. Ata shtojnë që punët përgatitore janë shumë të rëndësishme për fillim të fazës së ardhshme të ndërtimit të trasesë me gjatësi prej 2 kilometra.

– Kur bëhet fjalë për ndërtim serioz, firma ndërtimore së pari vendos një pikë, e krijon lokacionin e saj ndërtimor dhe kryen përgatitje tjera për fillim të ndërtimit – thonë nga NP për rrugë shtetërore.

Përndryshe, afati për përfundimin e ndërtimit të fazës së parë të kësaj autostrade është deri verën e ardhshme. Marrëveshja për ndërtim me kompaninë ndërtimore “Granit” është firmosur në janar të këtij viti, me periudhë të paraparë për realizim prej 18 muaj. Çmimi i realizimit të dy kilometrave është 12,2 milionë euro, pa TVSH.

Ekonomistët të cilët e përdorin rrugën aktuale Shkup-Bllacë në disa raste kanë kërkuar përshpejtim të ndërtimit të segmentit të autostradës dhe respektim të afateve të përcaktuara për lëshimin e vet në përdorim.

Përkrah realizimit të fazës së parë, për autostradën Shkup-Bllacë për momentin punohet edhe në përpunim të dokumentacionit të projektit për fazën e dytë, që e përfshin ndërtimin e 10,5 kilometrave të mbetura nga nyja te fshati Bllacë deri në qarkoren e Shkupit. Mjetet për këtë segment veç janë siguruar, mirëpo shpallja e tenderit përzgjedhje të realizuesit për fazën e dytë do të bëhet vitin e ardhshëm. Afati përfundimtar për përfundim të autostradës Shkup-Bllacë është fundi i vitit 2024.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close