Gjashtë viktima dhe mbi 220 të shëruar nga COVID-19 në Shqipëri

Gjashtë viktima dhe 93 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Shqipëri. Kanë ndërruar jetë një 63-vjeçar nga Lezha, një 67-vjeçare dhe një 70-vjeçare nga Tirana, një 70-vjeçar nga Librazhdi, një 72-vjeçar nga Kukësi dhe një 88-vjeçar nga Dibra, transmeton EN.

93 rastet e reja të infektimeve janë zbuluar nga kryerja e 812 testeve dhe shpërndarja gjeografike e infektimeve është: 42 raste në Tiranë, 7 në Fier, 6 në Lushnje, 5 në Malësi e Madhe, nga 4 raste në Shkodër, Durrës, Korçë, Mirditë, 3 në Kavajë, nga 2 raste në Elbasan, Has, Vlorë, Librazhd, Gjirokastër, nga 1 rast në Devoll, Kamëz, Mat, Përmet.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 182 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 23 në terapi intensive nga të cilët vetëm 7 pacientë janë të intubuar.

Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se gjatë ditës së fundit, 227 qytetarë janë shëruar. Aktualisht numri i rasteve aktive është 3 788, kurse numri i të shëruarve ka arritur në 5 441 persona. Një ditë më parë pati katër viktima dhe 133 raste të reja me COVID-19.

 

COVID-19 – Statistika (1 Shtator 2020)

Testime totale                   63649

Raste pozitive                    9606

Raste të shëruara              5441

Raste Aktive                       3875

Humbje jete                          290

(Qarku Tiranë 135, Durrës 40, Shkodër 36, Elbasan 17, Fier 14, Korçë 12, Lezhë 11, Kukës 7, Vlorë 6, Dibër 6, Gjirokastër 4, Berat 2)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                   2027

Durrës                  513

Shkodër              290

Lezhë                196

Korçë                 163

Elbasan              135

Fier                    135

Kukës               132

Vlorë                   125

Berat                   81

Dibër                  41

Gjirokastër        37

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button