Ndërroi jetë ish-deputeti i Kuvendit të Shqipërisë

Ndërron jetë inxhinieri dhe ish-deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Ndue Totraj, transmeton OraNews.

Mësohet se Totraj nuk ka mundur ta fitojë dot betejën me një sëmundje të rëndë që e kishte prekur prej vitesh.

“Per te ngushelluar valltaren tone, per ndarjen nga jeta te babait te saj, ing. Ndue Totraj!… (GELDA, valltarja e taletuar dhe vajza e dashur per gjithe familjen tone artistike, (Ansamblin Mirdita), humbi sot prindin e saj te shtrenjte, babain, inxhinier Ndue Totraj, pas nje beteje me semundjen e rende qe e ka shoqeruar prej disa viteve. Me gjithe sakrificen e madhe dhe stoicizmin e rralle per ta mposhtur te keqen deri ne dekikun e fundit, optimizmin e tij dhe te familjes, nuk arriti tia dale dot, per tu ndare nga jeta ne moshe te parakoheshme. Ndue Totraj, ben pjese tek plejada e shkelqyer e inxhiniereve me kontribute te spikatura ne mineralogjine e Mirdites, por dhe si intelektual dhe veprimtar shoqeror e politik. Ai ishte dhe deputet i Parlamentit te Pare Pluralist te Republikes se Shqiperise si dhe i kandiduar per drejtues vendor per bashkine e Rreshenit. Po ashtu me detyra si drejtues institucionesh vendore dhe rajonale”. – shkruan  gazetari Gjergj Marku.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button