Mali i Zi: Disa të lënduar në konfliktin mes ithtarëve të DPS-së dhe opozitës

Disa persona mbrëmë janë lënduar në rajonin e qytetit të Podgoricës, në trazirat mes ithtarëve të DPS-së dhe koalicioneve opozitare. Policia parandaloi incident më të rëndë e cila i ndau dy grupet , lajmëroi gazeta e Podgoricës “Vijesti”.

Thuhet, ithtarë të DPS-së festuan në kafenenë “Shtrafta” kur erdhi një grup simpatizuesish të opozitës dhe i sulmuan, informon “Vijesti”, duke iu referuar burimeve jozyrtare nga policia malazeze.

Mijëra njerëz mbrëmë u tubuan në rrugët e Podgoricës për ta festuar suksesin e opozitës në zgjedhjet parlamentare të së dielës.

Mbrëmë në disa qytete malazeze u mbajtën edhe tubime për shkak të Ligjit kontrovers për liri të besimit fetar.

Përveç në Podgoricë, ku mijëra njerëz u tubuan para kishës së Ringjalljes së Krishtit, tubime u mbajtën edhe në Bijello Polje, Tivar, Berane dhe Danillovgrad.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button