Silva pozitiv me KOVID-19

Real Sosiedadi njoftoi në ueb-faqen e tij se lojtari i ri i ekipit – David Silva, ka rezultuar pozitiv në virusin korona. Lojtari i mesfushës e bëri testin sot në mëngjes në klinikën “Gipuskoa”, transmeton MIA.

Silva udhëtoi dje me fluturim të rregullt nga Bilbao dhe arriti në San Sebastian. Sot në mëngjes bëri test, i cili doli pozitiv.

Gjatë orëve të tij të para si futbollist i Sosiedadit, pas prezantimit të martën, lojtari nuk kishte mundësi që të takohet me kolegët e tij të rinj.

Lojtari tashmë është izoluar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button