Konfirmohen datat për dy El Clasicot e sezonit 2020/21 – Barcelona nikoqir i takimit të parë

Janë konfirmuar datat se kur do të luhen të dy El Clasicot për edicionin 2020/21, transmeton Telegrafi.

La Liga ka bërë të ditur se në takimin e parë, Barcelona do të jetë nikoqir i Real Madridit për sfidën që zhvillohet më 25 tetor në kuadër të javës së shtatë.

Takimi i dytë mes të dyja skuadrave brenda edicionit 2020/21 do të zhvillohet në muajin prill në kuadër të javës së 30-të.

Si herëve të tjera, edhe ky edicion mund të na sjell më shumë El Clasico, varësisht se ku mund të takohen dy skuadra spanjolle.

Dy përballje mes tyre janë të sigurta, mirëpo Barcelona e Real Madridi mund të takohen në Kupën e Mbretit, Superkupën e Spanjës dhe në Ligën e Kampionëve në fazat finale.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button