RMV, Megjashi në mbështetje të kërkesave të nxënësve

Ambasada e fëmijëve Megjashi ka përkrahur përpjekjen e nxënësit e shkollave të mesme që të marrin pjesë në gjatë vendimarrjes në lidhje me mënyrën e realizimit të mësimit në vitin shkollor 2020/21, transmeton Portalb.mk.

“Ambasada e fëmijëve Megjashi, plotësisht ju mbështet në përpjekjet e juaja që të dëgjoheni dhe të përfshiheni në sjelljen e vendimit në lidhje me mënyrën e zhvillimit të mësimit në vitin shkollor 2020/2021”, raportojnë nga Megjashi.

Ata theksojnë se janë të vetëdijshëm për presionin që e kanë organizatorët.

“Ky është shembull i mirë dhe nxitës i pjesëmarrjes së fëmijëve dhe të rinjve, për çka Megjashi angazhohet dhe çdoherë i mbështet iniciativat e tilla. Jashtëzakonisht është e rëndësishme pjesëmarrja juaj si nxënës të shkollave të mesme, veçanërisht në çështjet të cilat direkt ju prekin. Ky është tregues për pjekurinë tuaj dhe vetëdijen e lartë për ta marrë përgjegjësinë për jetën personale, përgjegjësi ndaj vetes dhe ndaj shoqërisë”, deklarojnë nga Megjashi.

Megjashi vlerësoi pushtetarët që kanë hapur dyert për bisedë me nxënësit, por kërkoi nga ata që gjithashtu të përfshijnë nxënësit edhe në vendimmarrje.

“Mendojmë se këto sulme janë tentim për diskreditim të pa pabazë të kërkesave tona që është reflektim i mungesës së kulturës demokratike në shoqërinë tonë. Reagimet tona janë të papranueshme dhe i deinkurajojnë mënyrat demokratike të veprimit të fëmijëve dhe të rinjve dhe prandaj angazhimet tona janë edhe më të rëndësishme”, thonë nga Megjashi.

Ndryshe, nxënësit e shkollave të mesme sot protestuan në Shkup, duke filluar nga objekti i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës deri te objekti i Qeverisë së RMV-së, kundër propozimit që mësimi të zhvillohet online. Ata në protestë theksuan se do të ketë bojkot e protesta tjera, nëse nuk do të kemi mësim të kombinuar. Gjithashtu dy ditë më parë, protestuan edhe nxënësit gjimnazistët e Strumicës, ndërsa për të hënën janë paralajmëruar protesta tjera. Kërkesa e nxënësve të shkollave të mesme ishte kthimi i tyre në shkollë dhe vazhdimi i mësimit, qoftë edhe në formë të kombinuar

Ndryshe, sipas ligjeve në fuqi, shkollat duhet të fillojnë mësimin më 1 shtator në shkolla, ndërsa propozimi i Qeverisë në seancën e 82-të qeveritare është që mësimi të fillojë më 1 tetor dhe mësimi të jetë në shkolla për nxënësit nga klasa e parë në të tretën, me disa përjashtime, duke respektuar Protokollin e miratuar. Pikërisht, një propozim të tillë për fillimin e mësimit nga 1 tetori, e propozoi edhe kryetari i LSDM-së dhe kryeministri Zoran Zaev.

Por të gjitha propozimet e Qeverisë duhet të kalojnë patjetër në Kuvend, kuvend i cili akoma nuk ka caktuar seancë për votimin e ndryshimeve dhe plotësimeve ligjore në arsim, si shembull Ligji për arsimin fillor, neni 50  që tregon se se “Viti shkollor në shkollë fillore, sipas rregullit, fillon më 1 shtator, ndërsa përfundon më 31 gusht vitin e ardhshëm”.

Anketa e Avokatit të Popullit theksoi se vetëm 11% nga arsimtarët në fillore kanë kushte për mësimin online, ndërsa 58% janë përgjigjur se nuk janë të trajnuar edhe pse kanë pajisje kompjuteri, ose janë të trajnuar por nuk kanë pajisje kompjuterike. Anketa ishte zhvilluar nga qershori në gusht, ku kishin marrë pjesë 72 shkolla nga gjithë vendi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button