Dështoi Shkëndija dhe Renova në javën e katërt

Dy ekipet shqiptare nga Tetova, Shkëndija dhe Renova nuk arritën të sigurojnë pikët e rezervuara për ndeshjet e javës së katërt të Ligës së Parë në Maqedoninë e Veriut, transmeton Portalb.mk.

Shkëndija arriti të barazojë kundër ekipit të Borecit, 1-1. Të parë shënuan mysafirët përmes Stankovskit, ndërsa në pjesën e parë arriti të barazojë ekipi tetovar përmes Bruno Dita.

Ndërkohë, ekipi i Renovës pësoi disfatë nga Sileksi, 3-1.Përkundër se të parët shënuan mysafirët, Sileksi arriti pastaj të shënon edhe tre gola të tjerë. Kjo fitore e ngjiti Sileksin në vendin e parë, ku do të jetë së bashku me Shkupin me nga 10 pikë.

Ndryshe, në këtë xhiro, ekipi i Shkupit arriti të fitojë kundër Pelisterit me rezultat 1-0, ndërsa ekipi strugan Struga Trim&Lum u mposht nga Akademia Pandem me rezultat 1-0.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button