Serie A do të fillojë në muajin shtator

Sezoni i ri i Serie A do të fillojë më 20 shtator, transmeton OraNews.

Kjo u vendos gjatë konferencës së zhvilluar ditën e sotme në Federatën Italiane të Futbollit.

12 anëtarët e Këshillit Federal votuan unanimisht për datën 20 shtator.

Ndërkohë që Serie B dhe Serie C do të fillojë më 27 shtator.

Juventusit do t’i duhet të zbresë në fushë për të mbrojtur titullin kampion në fundjavën e 19-20 shtatorit.

Për kujtesë, Ligue 1 tashmë ka rifilluar. Bundesliga do të fillojë më 18 Shtator, ndërsa Premier League do të rifillojë më 12 Shtator ashtu si La Liga.

Datat e aktivitetit garues sezonin sportiv 20/21 për Kampionatet Kombëtare

Këshilli pranoi indikacionet e Ligave, duke vendosur fillimin e aktivitetit garues si më poshtë:

Seria A – fillimi 20 Shtator 2020 – fundi 23 maj 2021

Seria B – fillimi 26 Shtator – fundi 7 Maj 2021

Serie C – fillimi 27 Shtator – Fund 25 Prill 2021

Serie D – start 27 Shtator – fund ( për tu përcaktuar)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button