Çmime të reja të derivateve në Maqedoninë e Veriut

Nga mesnata për gjysmë denari rriten çmimet e benzinave, ndërsa dizeli dhe Vaji ekstra i lehtë për amvisëri mbeten me çmim të njejtë edhe në shtatë ditët në vijim, vendosi sot Komisioni rregullator për energjetikë.

Në pajtim me këtë, çmimi i ri i EUROSUPER BS-95 do të jetë 60 denarë për litër, ndërsa EUROSUPER BS-98 do të shitet me çmim prej 62 denarë për litër.

Çmimi me pakicë i mazutit rritet për 0,251 denarë për kilogram dhe do të jetë 26,531 denarë për kilogram.

Me këtë vendim çmimi me pakicë i derivateve të naftës rriten mesatarisht për 0,52 për qind në raport me vendimin e javës së kaluar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button