Conte vendos përpiloi listën me pesë futbollistët që do të largohen

Trajneri i Interit, Antonio Conte, ka plane të qarta këtë merkato. Objektivat e zikaltërve janë disa, por strategu italian, pretendon të shesë disa futbollistë para se të afrojë të tjerë, transmeton ABC.

Mediat italiane kanë zbuluar se Interi është gati të heqë dorë nga plot 5 futbollistë: Marcelo Brozovic, Matias Vecino, Radja Nainggolan, Roberto Gagliardini dhe Joao Mario priten të largohen nga San Siro.

Të pestë këta futbollistë, aktivizohen në mesfushë dhe goditjet e Interit këtë merkato, priten të jenë pikërisht në këtë repart. Dy emrat më të përfolur, janë Arturo Vidal dhe N’Golo Kante.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button