KF Shkupi në krye të tabelës në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut

KF Shkupi nga Çairi i Shkupit sot arriti të mposht ekipin e manastirit, KF Pelister me rezultat 1-0, transmeton Portalb.mk.

Ky rezultat i ngushtë, që i siguroi vendin e parë në tabelë, erdhi pas disa mundësive të mirë për të shënuar, por të parealizuara. Shkupi nuk arriti të realizojë edhe penalltinë, kur Iseni goditi shtyllën.Shënuesi i vetëm i ndeshjes ishte Dembo Darbo në minutën e 88-të.

Kjo ishte fitorja e tretë nga katër ndeshjet e zhvilluara, duke i mundësuar të renditet i pari me 10 pikë të tubuara.

Nesër do të zhvillohen edhe dy ndeshje tjera të kampionatit, Sileks-Renova dhe Shkëndija-Borec. Sileksi dhe Shkëndija janë dy ekipet që kanë vetëm 3 pikë dallim nga Shkupi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button