Hoti kërkoi unitet rreth dialogut para takimit në Uashington

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë të shtunën se vetëm njohja reciproke në mes të Kosovës dhe Serbisë, i normalizon marrëdhëniet në mes të dy vendeve, transmeton REL.

Hoti, përmes një postimi në Facebook, tha se njohja reciproke është tema e vetme që diskutohet, pa cenuar integritetin territorial të Kosovës.

“Në çfarëdo takimi që kam pasur dhe do të kem me përfaqësuesit e Serbisë, njohja reciproke është tema e vetme. Çdo gjë që bisedohet me ta është në funksion të arritjes së marrëveshjes për njohje reciproke, pa cenuar integritetin teritorial apo karakterin unitar të shtetit të Kosovës”.

“Kosova mbetet e përkushtuar për dialog, sepse është vend evropian, me orientim të qartë euro-atlantik. Nisur nga kjo qartësi e plotë e procesit, unë nuk do të hezitoj të dialogojmë”, tha ai.

Hoti u ka bërë thirrje të gjithë akterëve politikë në Kosovë që të përfshihen në këtë proces për të arritur një qëndrim të përbashkët.

“Gara politike në mes nesh, që duhet të jetë demokratike dhe mbi baza të kushtetutës, mund dhe duhet të zhvillohet për tema të tjera të politikës, ekonomisë, arsimit, shëndetësisë dhe fushave të tjera”, shtoi ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button