Replika ndërmjet deputetëve në Kuvend në lidhje me gjendjen e arsimit në Maqedoninë e Veriut

Në seancën e 10-të të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, kur duhet të votohet përbërja e re qeveritare me kryeministër Zoran Zaevin, temë e debatit ishte edhe gjendja në arsim, transmeton Portalb.mk. Deputetët Antonio Milloshoski, Adnan Neziri dhe ministri i arsimit dhe shkencës, Arbër Ademi, diskutuan për sukseset dhe dështimet në arsim.

“Gjithë prindërit sot janë shumë të brengosur sepse ju dhe zv.ministrja Naumovska e keni bërë Maqedoninë shtetin e vetëm ku ende nuk ka koncept kur dhe si do të fillojë viti shkollor”, deklaroi fillimisht Milloshoski.

Pastaj ka reaguar ministri i arsimit në largim, deputeti Ademi.

“Nuk është e vërtetë se nuk ka koncept. Në shumë seanca është diskutuar dhe ka vendim përfundimtar në Qeveri se kur do të fillojë viti shkollor nga 1 tetori”, deklaroi Ademi.

Neziri nga radhët e koalicionit “Tash është koha”, Neziri në këtë debat ka theksuar se mësimdhënësit në vend kanë rroga të ulëta.

“Ne jemi dëshmitar se si i keni punësuar mësimdhënësit plotësisht me përkatësi politike dhe arsimin e kemi në nivel shumë të ulët këtë e tregojnë edhe rezultatet ndërkaq sa i takon pagave nuk duhet të lavdëroheni, sepse në rajon pagat janë gjithkund më të larta”, deklaroi Neziri.

Ndryshe, mësimi online është një nga sfidat e shumta me të cilat do të përballet arsimi në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit shkollor 2020/21. Dje filluan protestat nga gjimnazistët e Strumicës, ndërsa për të hënën janë paralajmëruar protesta tjera.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button