Është gjetur trupi i vajzës e cila kërkohej në ujërat e Vardarit në Gostivar

Trupi i pajetë i një vajze të re sot në mëngjes është gjetur në afërsi të fshatit Çajle e Vjetër pas kërkimit treorësh. Sipas gjitha gjasave bëhet fjalë për vajzën e cila mbrëmë para mesnate ishte denoncuar se ishte marrë nga ujërat e Vardarit, transmeton MIA.

Sipas informacioneve të para të zëdhënësit të SPB Tetovë, Marjan Josifovski, sot në mëngjes rreth orës 3 trupin e kishin vërejtur banorë lokalë në një ishull me rërë në afërsi të një këndi të lojërave për fëmijë. Shumë shpejtë pastaj rastin e kanë denoncuar në polici.

Pas kishte ardhur ekipi mjekësor, ishte konstatuar se nuk ka shenja jete. Bëhet fjalë për një banore 20 vjeçare të Gostivarit e cila sipas informacioneve të para, pak pas mesnate kishte rënë në Vardar në afërsi të urës së vogël metalike te tregu i qytetit. Dëshmitarët e rastit të cilët kishin lajmëruar në polici kishin konfirmuar edhe se një banor i Gostivarit kishte tentuar që ta nxirrte, por nuk kishte pasur sukses në këtë qëllim. Supozohet se bëhet fjalë për një banor 45 vjeçar të Gostivarit, i cili po kërkohet ende.

Nëpunësit e policisë dhe ekipe të kërkimit prej në mëngjes vazhduan me kërkimin përgjatë rrjedhës së Vardarit në përpjekje që të gjendet trupi i burrit.

Nëpunësit e policisë dhe banorët me llamba të baterisë e ndiqnin rrjedhën e ujit në rast se paraqiten trupat. Deri më tani nuk dihen rrethanat të cilat kishin shkaktuar ngjarjen tragjike.

Trupi i vajzës, me urdhër të prokurorit Publik është dorëzuar në obduksion.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button