Leximoret në bibliotekën “Vëllezërit Milladinov” nga 1 shtatori do të punojnë nga ora 8 deri në ora 19

Nga 1 shtatori leximoret në Bibliotekën e qytetit “Vëllezërit Milladinov” do të punojnë nga ora 8 deri në ora 19, nga dita e hënë deri të premten, informojnë nga Qyteti i Shkupit, njoofton Portalb.mk.

Për punë nëpër leximore do të vlejë protokoll i posaçëm, me qëllim të mbrojtjes së shfrytëzuesve dhe të të punësuarve nga përhapja e virusit korona.

“Si përgatitje para hapjes së leximoreve në gjithë objektin largohen të gjithë vendet për ulje të cilat janë jashtë leximoreve; në vende të dukshme theksohen informatat sipas të cilave – ndalohet prezenca në hapësirat e tjera të objektit ku ndodhet leximorja (holl, aula, hapësira për pushim); sende (çanta) nuk guxojnë të lihen në dysheme,; dyert dhe dritaret nuk guxojnë të mbyllen; ushqim dhe pije nuk guxon të lihen nëpër tavolina; janë të shenjuara drejtime për lëvizje në objektin ku ndodhet leximorja; mbajtje e obligueshme e maskave në fytyrë në hapësirat e leximores; bankat dhe karriget ndodhen në largësi prej më së paku 1,5 deri në 2 metra dhe është i kufizuar numri i vizitorëve nëpër leximore (në leximoren 1 në katin e parë ka 30 ulëse, ndërsa në leximoren 2 në katin e dytë – 25 ulëse); dyert dhe dritaret të lihen të hapura, të njëjtat të fiksohen; para hyrjes të lihet svungjer me mjete për dezinfektim të këpucëve; para hyrjes së leximores vendoset mjet për dezinfektim të duarve; çdo vend për ulje numerohet; automatët për vetëshërbim të pijeve dhe ushqimit nuk janë në funksion, janë disa nga protokolet të cilët do të duhet të respektohen”, informojnë nga Qyteti i Shkupit.

Për hyrje dhe dalje nga objekti vlejnë protokollet vijuese – para çdo hyrje dezinfektohen duart, personi i angazhuar për pranim të studentët dhe sistemim të vendeve në leximore detyrimisht të mbajë doreza, maskë dhe syze/vizir për mbrojtje; para hyrjes në leximore, matet temperatura trupore e shfrytëzuesit, të tregohet karta e anëtarësimit dhe të merret vend adekuat për ulje: evidentohen koha, emri, mbriemri dhe të dhënat për kontakt; pala përgjigjet në petjet se nëse ka aqenë në kontakt me person të infektuar me SarsCoV-2 dhe se nëse ka simptoma; braktisje të vendit për ulje dhe paralajmërohet në vendparaqitjen.

Për mirëmbajtje të higjienës në objekt, nga Qyteti i Shkupit informojnë se hapësirat sanitare do të dezinfektohen në çdo dy orë; pas largimit nga vendi për ulje ajo do të dezinfektohet dhe do të sistemohet pas 10 minutave të ardhshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button