Nesër vazhdon seanca për zgjedhje të Qeverisë së re, votimi deri në mesnatë

Gjatë ditës së nesërme do të vazhdojë debati në Kuvend për zgjedhje të Qeverisë së re të Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.

Deputetët do ta shqyrtojnë dhe debatojnë propozim përbërjen e qeverisë së re, të mandatarit Zoran Zaev, pas çka ajo duhet të votohet më së voni deri nesër në mesnatë.

Për zgjedhjen e qeverisë nevojitet shumicë e thjeshtë, gjegjësisht 61 vota, ndërsa koalicioni qeveritar i LSDM-së dhe partive të tjera të koalicionit

Deputetët në përbërjen e re të deputetëve dje theksuan qëndrimet e tyre “për” dhe “kundër” zgjedhjes së Qeverisë së re të mandatarit Zoran Zaev, pasi ai në pjesët e paradites e prezantoi ekspozenë e tij ër prioritetet e përbërjes së re qeveritare.

16.00 – Zaev: Nuk do të ketë kompromis për ministrat nëse dikush e shkel ligjin

Nuk do të ketë kompromis për ministrat nëse dikush e shkel ligjin, paralajmëroi mandatari Zaev, ndërkaq nëse shkelen normat etike, pret dorëheqje apo do të ketë shkarkime.

Në ekspozenë për përbërjen e re të propozuar të Qeverisë sot para Kuvendit Zaev i porositi kandidatët për ministra se prej tyre pret përgjegjësi, si dhe t’i vendosin interesat e qytetarëve dhe të shtetit në vend të parë.

“Keni privilegjin me punën tuaj të bëni mirë për shtetin tonë dhe për popullin tonë. Shfrytëzojeni. Pres punë të përkushtuar dhe në tërësi të sendërtoheni dhe të udhëhiqni procese të cilat sjellin transformim për më mirë dhe asnjëherë mos harroni se secili prej jush është përgjegjës edhe para qytetarëve edhe para ligjeve nuk ka tolerancë për shkelje të funksionit të cilin e kryeni. Me atë nuk ka pasur dhe asnjëherë nuk do të ketë kompromis. Nëse dikush e shkel ligjin, do të përgjigjet. Nëse shkelen normat etike pres dorëheqje ose do të ketë shkarkime”, tha Zaev.

Kjo, siç tha, i referohet të gjithë drejtorëve dhe udhëheqësve, por edhe tërë administratës publike.

“Posaçërisht të keni kujdes për sjelljen e atyre nga eshaloni i dytë dhe i tretë, udhëheqës të sektorëve dhe dikastereve, shefa të institucioneve publike. Keqpërdorimet më të[ mëdha, raporti joetik, mu atje bëhen”, theksoi Zaev.

Duke e kërkuar mbështetjen e deputetëve për qeverinë e re tha se kandidatët e propozuar për ministra të rinj janë persona përgjegjës dhe të respektueshëm, të dëshmuar në sferat e tyre, të motivuar dhe të përkushtuar të punojnë në realizimin e qëllimeve të cilat i vendosim para nesh. Nga deputetët kërkoi t’i dëgjojnë votuesit, por edhe të jenë kontrollues dhe korrigjues të punës së pushtetit ekzekutiv.

“Treguam se mund të punohet edhe me nder edhe me përgjegjësi dhe me profesionalitet në interes të qytetarëve dhe për interesat e shtetit. Ligji të vlejë njejtë për të gjithë. Këtë në periudhën në vijim do ta bëjmë edhe më mirë edhe më shumë sepse dimë dhe mundemi. I falënderoj të gjithë qytetarët të cilët përmes vullnetit të tyre votues e caktuan drejtimin në të cilin duhet të lëvizim. Tani është koha të punojmë së bashku në projekte dhe aksione të përbashkëta që të reflektojmë atë që e dakorduam bashkarisht. Së bashku me ju, me qytetarët vazhdojmë të shkruajmë kapituj të ndritshëm të demokracisë sonë dhe së bashku të hapërojmë në rrugën drejt jetës më cilësore dhe të ardhmes më të mirë për të gjithë”, porositi Zaev.

14.00 – Nikollovski: Ky është koalicion i gënjeshtrës

Aleksandër Nikollovski nga VMRO-DPMNE, tha se ky është koalicion i gënjeshtrës, sepse para zgjedhjeve LSDM premtoi qeveri pa BDI-në, ndërsa BDI-ja premtonte kryeministër.

E shohim që premtimet zgjedhore nuk vlejnë dhe për këtë ky koalicion i gënjeshtrës, vlerësoi VMRO-DPMNE opozitare në seancën e sotme në Kuvend për  zgjedhjen e qeverisë së re, të propozuar nga mandatari Zoran Zaev.

“E shohim që premtimet e zgjedhjeve nuk vlejnë dhe për këtë ky koalicion është gënjeshtër. Ky është koalicion i mashtrimeve në zgjedhje, sepse bëhej ryshfet dhe presion dhe ndarje selektive e kartelave. Ky është koalicion dhe qeveri me shumicë më të vogël në historinë”, deklaroi Nikollovski.

13.00 – Snopçe nga koalicioni Aleanca për Shqiptarët: Nuk do të votojmë për Qeverinë

Për qeverinë sigurisht se nuk do të votojmë, megjithatë nëse ka argumente të mëdha dhe të reja nga ana e mandatarit mund të ndryshojmë mendje, megjithatë nuk besoj. Përvoja e deritanishme thotë se kjo nuk mund të ndodhë, deklaroi deputeti Halil Snopçe nga koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, para fillimit të seancës së sotme të Kuvendit i cili po debaton për zgjedhjen e qeverisë së re të mandatarit Zoran Zaev.

Deputeti Snopçe vlerëson se nuk do të realizohen mbi 90 për qind e pikave në programin qeveritar për të cilin potencohet se kanë pasur vetëm dy ditë për përgatitje për debat.

“Kishim mundësi që vetëm dy ditë ta lexojmë programin e propozuar nga ana e mandatarit. Nuk e di a mjafton sepse programi është i gjerë. Ka një numër të madh pikash. Me përgjegjësi të plotë dhe me të gjithë modestinë time them se nuk ka shanse që të realizohen mbi 90 për qind e pikave të propozuara në program. Të kishim vetëm dy ditë mundësi që të përgatiteshim, do t’i shënoja pikë për pikë të gjitha mbi 90 për qind të pikave të cilat nuk do të realizohen asnjëherë. Ne sa mundëm të përgatitemi për sot, do t’i shfaqim të gjitha vërejtjet tona, do t’i shfaqim pikat për të cilat vlerësojmë se nuk janë të mundshme që të realizohen dhe t’i potencojmë pikat të cilat nuk janë vendosur, ndërsa do të duhej të vendosen në program”, tha Snopçe.

11.15 – VMRO do të votojë kundër

“Mundemi”, BDI dhe PDSH, në Kuvend ka shumicë parlamentare prej 62 deputetëve. Partia më e madhe opozitare VMRO-DPMNE paralajmëroi se do të marrë pjesë në debatin e seancës kuvendore për zgjedhjen e Qeverisë së re dhe siç paralajmëroi zëdhënësi i partisë Dimçe Arsovski do të votojë “kundër”.

10.00 – Sot fillon seanca për votimin e Qeverisë së re të RMV-së

Deputetët do ta shqyrtojnë dhe debatojnë propozim përbërjen e qeverisë së re, të mandatarit Zoran Zaev, pas çka ajo duhet të votohet më së voni deri nesër në mesnatë.

Numri i vendeve të ministrave në qeverinë e re është ulur për shtatë dhe tani do të numërojë 19 ministra dhe kryeministrin.

Programin dhe propozim-përbërjen e Qeverisë së re, mandatari Zoran Zaev në kuvend i dorëzoi të mërkurën. Krahas Zaevit si kryeministër, anëtarë të Qeverisë do të jenë Lupço Nikollovski si zëvendëskryeministër për luftë kundër korrupsionit, Fatmir Bytyqi – zëvendëskryeministër për ekonomi, Nikolla Dimitrov zëvendëskryeministër për çështje evropiane, Oliver Spasovski – ministër i Punëve të Brendshme, Radmilla Shekerinska – ministre e Mbrojtjes, Bojan Mariçiq – ministër i Drejtësisë, Bllagoj Boçvarski – ministër i Transportit dhe Lidhjeve, Venko Filipçe – ministër i Shëndetësisë, Milla Carovska – ministre e Arsimit dhe Shkencës, Jagoda Shahpaska – ministre e Punës dhe Politikës Sociale dhe Irena Stefoska – ministre e Kulturës.

Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave do ta udhëheqë Arianit Hoxha nga BESA, partner parazgjedhor i koalicionit me LSDM-në, ndërsa Goran Milevski nga PLD do të jetë ministër i Vetëqeverisjes Lokale edhe në Qeverinë e re.

Artan Grubi nga BDI do të jetë zëvendëskryeministër i parë dhe ministër për sistem politik, Bujar Osmani – ministër i Punëve të Jashtme, Fatmir Besimi – ministër i Financave, Kreshnik Bekteshi mbetet ministër i Ekonomisë, ndërsa Naser Nuredini ministër i Mjedisit Jetësor. Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës është propozuar Jeton Shaqiri.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut u mbajtën më 15 korrik. Për shkak të gjendjes me koronavirusin u votua tri ditë, nën protokolle të rrepta shëndetësore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button