Kryeministri i Japonisë Abe dha dorëheqje

Kryeministri japonez Shinzo Abe ka njoftuar dorëheqjen. Si justifikim, në një konferencë shtypi në Tokio ai përmendi një përkeqësim të shëndetit të tij.

Shinzo Abe dëshiron të vazhdojë ushtrimin e postit deri sa të zgjidhet pasardhësi i tij. Për gjendjen shëndetësore të Abesë është spekuluar për javë të tëra, transmeton DW.

Në konferencën për shtyp, Abe u kërkoi japonezëve “nga thellësia e zemrës falje për dorëheqjen nga detyra në mes të krizës së koronavirusit dhe një vit para përfundimit të mandatit të tij”. Atij i vjen keq që tërhiqet, pa i arritur të gjitha qëllimet e tij. Këtu bën pjesë edhe reforma kushtetuese. Me këtë tani do të merret pasardhësi i tij. Ende nuk ka informacione se kush do të jetë ai.

Ndikim në tregun e aksioneve

Mediat japoneze kishin raportuar më parë se Abe do të jepte dorëheqjen. Me këtë ai dëshironte të parandalonte që shëndeti i tij të përkeqësuar të ndikojë në politikën kombëtare, tha ai. Si rezultat, indeksi i aksioneve Nikkei regjistroi humbje: ndërkohë ai ra me dy përqind. Pas mbylljes së tregtisë, Nikkei ra më shumë se 1.4 përqind.

Fundi i një epoke

Abe është kryeministri me qëndrimin më të gjatë në post në historinë japoneze. Ai u zgjodh për herë të parë në detyrë në 2007, por dha dorëheqjen gati një vit më vonë për shkak të një sëmundjeje. Në vitin 2012 ai u rizgjodh kryetar i qeverisë. Në atë kohë ai deklaroi se e kishte kapërcyer sëmundjen.

Para deklaratës së tij Abe kishte njoftuar masa të mëtejshme për të luftuar koronavirusin. Mbështetja për të ka rënë ndjeshëm që nga fillimi i pandemisë. Në një krahasim ndërkombëtar, Japonia ka relativisht pak raste me infektime. Sidoqoftë, kritikët e akuzojnë qeverinë për mangësi në luftimin e pasojave ekonomike të krizës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button