Kosovë, qeveria ndryshon Programin Legjislativ për vitin 2020

 Disa projektligje të ndryshme i ka futur Qeveria në programin legjislativ për vitin 2020, duke e ndryshuar atë.

Këtu, ndër të tjera përfshihen edhe Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për IPA 2020 mes Kosovës dhe BE-së, por edhe marrëveshje të tjera me institucione ndërkombëtare të karakterit ekonomik.

Në mbledhjen e së premtes, Florian Dushi, zëvendësministër i Drejtësisë, ka kërkuar që në Program Legjislativ gjithashtu të përfshihet edhe plotësim ndryshimi i ligjit për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve, raporton KOHA.

Kabineti qeveritar ka miratuar edhe Projektligjin për Inspektoratin e Punës, për të cilin ministri Skender Reçica tha se synon ta fuqizojë dhe reformojë Inspektoratin e Punës.

Dritën e gjelbër e ka marrë edhe nisma për negocimin e marrëveshjes mes Kosovës e Shqipërisë për eliminimin e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal lidhur me të hyra dhe kapital.

Qeveria ka ndarë edhe 40 mijë euro për përmbushjen e kontributit vjetor të Qeverisë së Kosovës për vitin 2020 në Këshillin për Bashkëpunim Rajonal.

Kurse gjykatëses, Nesrin Lushta, i është vazhduar edhe për katër vjet mandati i kryetares së Komisionit për kompensimin e viktimave të krimit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button