Ekonomia informale terren pjellor për krimin e organizuar në RMV, Shqipëri dhe Kosovë

Raporti i publikuar së fundmi nga Nisma Globale Kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar, një bashkësi globale ekspertësh – i fokusuar tek prurjet e paligjshme financiare në Shqipëri, Kosovë dhe RMV zbuloi se ekonomia informale në Ballkanin Perëndimor favorizon paligjshmërinë dhe ofron një terren pjellor për krimin e organizuar dhe korrupsionin, transmeton EN.

Korridori ballkanik është një nga linjat e trafikimit të drogës më të përdoruara në botë, veçanërisht për heroinë, por edhe për kokainë dhe kanabis. Në vitin 2014, UNODC përllogariti se më shumë se 20 miliardë dollarë kalojnë nëpër këtë korridor çdo vit.88 Kjo linjë lidh Afganistanin, prodhuesin më të madh të heroinës në botë, me tregjet e Rusisë dhe Evropës perëndimore, për në perëndim nga Shqipëria drejt Italisë, dhe në veri drejt Austrisë. Kanabisi i kultivuar në Shqipëri trafikohet përtej kufirit në Kosovë, për përdorim të brendshëm, apo për t’u transportuar për në vendet e Bashkimit Evropian, si dhe kalon në Maqedoninë e Veriut, kryesisht për tregjet turke, bullgare dhe rumune. Kokaina kalon nga Shqipëria në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut për tregun e brendshëm të drogës. Drogat sintetike që prodhohen në Maqedoninë e Veriut transportohen drejt lindjes.

Në ditët e sotme, tregtia e paligjshme, veçanërisht e produkteve të duhanit, vazhdon të jetë një aktivitet kriminal shumë i përhapur dhe me rëndësi në rajon. Studimet e kohëve të fundit kanë identifikuar rolin e rëndësishëm që luajnë Mali i Zi107 dhe Bullgaria në tregtinë e cigareve, por nuk lënë pa pëmendur edhe Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, dhe veçanërisht Kosovën. Instituti i Ekonomisë në Zagreb përllogariti se afro 18 milionë euro fitohen në Kosovë nga kontrabanda e cigareve, dhe gati 20.5 milionë euro në Maqedoninë e Veriut.

Po kështu, edhe niveli i ulët i rrogave mesatare në rajon është një nga faktorët kryesorë. Ashtu si tregohet, të ardhurat mujore mesatare shkojnë nga 400 deri në 600 euro në muaj, gjë që do të thotë se një pjesë e popullatës fitojnë më pak se kaq. Është e kuptueshme që këta persona do të mundohen të kompensojnë të ardhurat e tyre jashtë ekonomisë legjitime. Nivele të larta papunësie (në janar 2020: 11.6 për qind në Shqipëri, 21.5 për qind në Maqedoninë e Veriut, dhe 25.9 për qind në Kosovë25), dhe aftësia e dobët blerëse, i shtyjnë shumë të rinj që të kërkojnë mundësi të tjera në ekonomitë informale dhe të paligjshme.

Grupe nga Shqipëria, Kosova, dhe Maqedonia e Veriut përshkruhen si ‘poli-kriminale’: pasi përfshihen në aktivitete kriminale të shumëllojshme, dhe janë të afta që të përshtaten shpejt me situata dhe tregje të ndryshme. Aktivitetet e tyre përfshijnë trafikimin e drogës (kokainë, heroinë dhe kanabis) si dhe kalimin e paligjshëm të personave dhe mallrave, duke përfshirë edhe pije e ushqime, mallra të markave të njohura, veshje, këpucë, dhe cigare.

Maqedonia e Veriut ndodhet në një pozicion të favorshëm në raport me korridoret e emigracionit nga Turqia drejt Evropës perëndimore. Që kur nisi kriza e emigrantëve për në BE në vitin 2015, më shumë se 1.5 milionë emigrantë kanë kaluar nëpër këtë korridor.117 Kalimi i paligjshëm i emigrantëve, që organizohet kryesisht nga qytetarë pakistanezë, afganë, dhe maqedonas, është një nga burimet më të rëndësishme për të ardhura kriminale në rajon. Emigrantët i paguajnë trafikantëve nga 2,000 deri në 3,500 euro që të kalohen nga kampe refugjatësh në Greqi, si në Idomeni apo Selanik, përgjatë korridorit ballkanik drejt Evropës perëndimore.118 Vetëm kalimi i segmentit në Ballkanin perëndimor kushton mesatarisht nga 800 deri në 1,000 euro. Emigrantëve u kërkohet që të kryejnë edhe pagesa të tjera përgjatë rrugës për fjetje, ushqime, shërbime, dhe ryshfete.119 Ndonëse korridori ballkanik është zyrtarisht i mbyllur tani, banorët vendas përgjatë korridorit veri-jug, nga pika kufitare e Bogodorica me Greqinë, deri në pikën e kalimit kufitar Tabanovce me Serbinë, ndihmojnë në kalimin dhe transportimin e emigrantëve në këmbim të pagesave me para në dorë, që më pas kalojnë në sistemin financiar legjitim.

RAPORTI

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button