Përdorimi i biletës së kombinuar për tren dhe transporti publik do të pret të tejkalohet kriza me  koronën

Kriza me Kovid-19 është arsyeja e ndërprerjes së të gjitha kontakteve ndërmjet Qytetit të Shkupit dhe Hekurudhat e RMV-Transporti në lidhje me mundësinë e përdorimit të biletës së kombinuar për tren dhe transport publik, si dhe përfitime tjera për pasagjerët që i përdorin këto mjete të transportit masiv.

Qyteti i Shkupit informon për “Meta.mk” se të punësuarit në sektorin e tyre të trafikut kanë pas kontakte me Hekurudhat e RMV-Transporti për të harmonizuar oraret e trenave të udhëtarëve dhe transportit publik, por situata me krizën kovid-19 i ka ndërprerë të gjitha kontaktet e mëtutjeshme. .

Qyteti i Shkupit sqaron se NQP-ja tyre dhe ndërmarrja shtetërore e hekurudhave janë dy operatorë të ndryshëm, kështu që ka nevojë për harmonizim të ndërsjellë me protokollet teknike, si dhe harmonizim dhe miratim të akteve ligjore që do të lejonin përdorimin e biletës së kombinuar për të udhëtuar me tren dhe transport publik. Për momentin nuk ka ndonjë afat kohor në të cilin këtë procedura administrative do të mund të realizoheshin.

Edhe Hekurudhat e RMV – Transporti për “Meta.mk” tashmë kanë theksuar se ata janë të interesuar për të mundësuar një lehtësim të tillë për qytetarët, por se ka ende parakushte që duhet të zgjidhen.

– Për të filluar përdorimin e biletës së kombinuar në transportin hekurudhor ndër-urban të udhëtarëve dhe transportin e autobusëve të qytetit, duhet të përgatitet një studim mbi kushtet, mundësitë operacionale dhe teknike për realizimin e këtij projekti – thonë nga Hekurudhat e RMV – Transporti.

“Meta.mk“ tashmë ka shkruar se numri i udhëtarëve të transportuar me transport publik në Shkup, por edhe nga trafiku hekurudhor i udhëtarëve në vend vazhdimisht po bie. Ekspertë të ndryshëm kanë theksuar shumë herë mënyrë  për mediumin tonë se autoritetet duhet të bashkëpunojnë mes veti për mundësuar përfitime të reja udhëtimi për qytetarët, në mënyrë që të ndalojnë trendin e rënies së numrit të udhëtarëve në transportin publik dhe trena.

Bileta e kombinuar për tren dhe transport publik më së shumti do të përdorej nga qytetarët e lagjeve në periferi të Shkupit, si dhe nga qytetet e afërta Velesi, Kumanova dhe Tetova, të cilët udhëtojnë çdo ditë në dhe nga kryeqyteti. Për shkak se nuk ka lehtësim të tillë, për shembull, qytetarët e Velesit që udhëtojnë çdo ditë për punë, shkollë apo nevoja të tjera në Shkup, paguajnë një biletë mujore të veçantë prej 2.450 denarë për Hekurudhat e RMV-Transport, si dhe një biletë të veçantë mujore prej 1.600 denarë për në NQP -Shkup, për të arritur në destinacionin e dëshiruar. E njëjta gjë vlen për ata qytetarë që udhëtojnë më rrallë, por që janë të detyruar të blejnë bileta të veçanta për transport publik dhe për tren, për të arritur në destinacionin e dëshiruar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button