Çfarë duhet të kesh parasysh pas ditëve të gjata në diell, këshilla nga dermatologët

Askush nuk harron të vendosë krem mbrojtës në diell, por pasi pushimet mbarojnë, kujdesi për lëkurën bie. Megjithatë ne do flasim pikërisht për atë, sepse është shumë i nevojshëm, shkruan Class.

Ja çfarë duhet të kesh parasysh pas ditëve të gjata në kontakt me forcat e natyrës.

Hidratim

Uji i kripur dhe uji i pishinave me klor e thajnë lëkurën. Edhe nëse e ke mbuluar me disa shtresa kremi mbrojtës, dehidratimi mund të jetë sërish shqetësim. Pas pastrimit, përdor një serum ose krem me acid ialuronik për ta hidratuar dhe për ta mbajtur lagështinë brenda lëkurës, me keramid për të rigjeneruar barrierat e saj mbrojtëse dhe zbutës për ta qetësuar.

Rekomandim: Dr. Jart+ Cermidin krem dhe lëng.

Antioksidantë

Rrezet UV rrisin dëmin e radikaleve të lira të cilat përshpejtojnë procesin e plakjes dhe shkaktojnë hiperpigmentimin në formën e njollave të diellit dhe shenjave të errëta të akneve. Mbrojtja më e mirë është të vendosim krem mbrojtës gjatë ditës dhe e dyta, të marrim antioksidantë në shtëpi, do ndihmonte jashtëzakonisht. Provoni diçka me ekstrakt uva-ursi për të ndalur radikalet dhe për të parandaluar dëmin e mëtejshëm.

Rekomandim: Mecca Cosmetica për të qetësuar trupin pas locionit të diellit dhe Serum zbardhës Ultraceuticals.

Qetësim

Nëse të ka ndodhur të digjesh sepse ke lënë pa lyer gjysmën e shpinës, zgjidh për veten një trajtim freskues si aloe vera. Një trajtim tjetër kurues është lulja e kalendulas. Të dy mrekullitë natyrale ndihmojë për të qetësuar dhe trajtuar skuqjen dhe inflamacionin madje dhe kërcënimin nga bakteret.

Rekomandim: Krem Jurlique Calendula dhe Fruit of The Earth 100% Pure Gel.

Pastrim

Pas ca kohësh qe je goditur nga dallgët dhe ke qenë në kontakt me rërën, kthehu në shtëpi dhe laji flokët me një shampo dhe balsam pastrues dhe ushqyes për të hequr kripën, grumbullimin e klorit dhe papastërtitë. Lëri të dyja pak më gjatë sesa zakonisht që poret e fijeve të mund t’i thithin.

Rekomandim: Bumble and Bumble Sunday Shampoo dhe balsam Quenching.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button