Kryetari i Strugës, Ramiz Merko është infektuar me KOVID-19

Kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko ka rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe është shtrirë në Klinikën Infektive në Shkup.

Nga Komuna e Strugës njoftojnë se Merko gjatë mbrëmjes së djeshme i vetëm ka shkuar në Shkup, ku pas kontrollimit është pranuar në Klinikën Infektive, transmeton REL.

Që nga fillimi i pandemisë në Strugë me Covid-19 janë diagnostikuar gjithsej 547 persona, ndërsa 142 raste janë ende aktive.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button