MATÜSITEB letër drejtuar Zaevit: Jemi të shqetësuar për mospërfshirjen e anëtarëve të komunitetit turk në kabinetin qeveritar

Lidhja e Shoqatave Joqeveritare Turke të Maqedonisë (MATÜSITEB) ka reaguar me anë të një letre drejtuar kryetarit të Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë (LSDM), Zoran Zaev për mospërfshirjen e asnjë anëtari të komunitetit turk në vend si ministër, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në letrën e MATÜSITEB thuhet se ky veprim ka shkaktuar shqetësim të thellë në komunitetin turk në vend. “Fakti që turqit nuk janë të përfaqësuar në nivelin ministror në qeverinë e këtij vendi, i cili ka një strukturë shumë-fetare, multi-kulturore dhe multi-etnike, shkakton ndjenja të përjashtimit dhe diskriminimit midis turqve që jetojnë në në këtë vend”, thuhet në letër.

Siç thuhet në letër, turqit e Maqedonisë së Veriut kanë një lidhje shumë të fortë me këto troje, si dhe janë një nga elementët përbërës më të rëndësishëm të këtij shteti, ndërsa shoqëria turke ka punuar gjithmonë në zhvillimin ekonomik të vendit, forcimin e strukturës shoqërore, pasurimin e kulturës dhe sigurimin e stabilitetit dhe ka kontribuar në frymën e unitetit të nevojshëm nga shteti dhe kombi në kohë kritike.

“Për më tepër, ndërsa ndërmori hapa jashtëzakonisht të vlefshëm në arenën ndërkombëtare, siç janë anëtarësimi në NATO dhe procesi i integrimit në BE, të cilat kanë një rëndësi të madhe për Maqedoninë e Veriut, turqit e këtij vendi nuk nguruan të bëjnë gjënë më të mirë dhe të duhur për vendin tonë”, theksohet në letër.

Sipas MATÜSITEB, mospërfshirja e anëtarit turk në qeverinë e ardhshme krijon një shqetësim të thellë se situata do të përkeqësohet.

“Kjo padyshim që do të hijezojë atmosferën pozitive të anëtarësimit në NATO dhe procesin e anëtarësimit në BE”, potencohet në letër duke shtuar se projekti “shoqëri për të gjithë” e inciuar më parë nga Qeveria e LSDM-së, sot ka prodhuar një politikë që përjashton turqit dhe pakicat e tjera në kabinet, duke zbuluar një krizë të madhe të sinqeritetit.

“Ky qëndrim dëmtoi frymën e parimit të ‘përfaqësimit të drejtë’ në Marrëveshjen e Ohrit, e cila garanton stabilitetin politik në Maqedoninë e Veriut mbi baza ligjore. Fakti që turqit dhe të gjitha pakicat, të cilat nuk janë përfshirë në listën e kabineteve të qeverisë, pësuan padrejtësi në të vërtetë zbulon një kontradiktë të madhe. Sepse, në prag të anëtarësimit në BE, turqit u përballën me këtë qëndrim që përjashton të gjitha pakicat ndërsa prisnin një tendencë për të marrë të drejtat e tyre dhe për të patur më shumë demokraci”, thonë nga MATÜSITEB.

Sipas tyre, turqit e Maqedonisë së Veriut të cilët marrin përsipër rolin “urë” dhe shpesh luajn një rol konstruktiv në marrëdhëniet mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Turqisë, që është vendi i parë që njohu pavarësinë e vendit, për herë të parë nuk përfshihen në kabinet.

Si Lidhja e Shoqatave Joqeveritare Turke të Maqedonisë MATÜSİTEB, e cila është organizata më e organizuar, më e madhe dhe më gjithëpërfshirëse e shoqërisë turke në Maqedoninë e Veriut në fushën e shoqërisë civile, shpresojmë që ju të rishikoni këtë vendim, të merrni parasysh ndjeshmëritë dhe shqetësimet tona dhe të bëni atë që është e nevojshme në çështjen përkatëse”, përfundon letra.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button