RMV, sot shënohet fillimi i punës së Komandës për Evropën Juglindore (SEEBRIG)

Në kazermën “Boro Menkov” në Kumanovë, sot do të mbahet ceremoni solemne me rastin e fillimit të punës së Komandës për Evropën Juglindore (SEEBRIG) në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Nga Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut informojnë se ceremonia do të realizohet në pajtim me protokollin e Komisionit për mbrojtje nga sëmundjet infektive për mbrojtje dhe parandalim të përhapjes së “Kovid-19”, ndërsa pritet të marrin pjesë presidenti i shtetit Stevo Pendarovski, ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, kryesuesi i procesit SEDM, Petro Koçi, shefi i shtatmadhorisë, gjeneral-nënkoloneli Vasko Gjurpinovski, ambasadorë, zëvendësit e shtatmadhorive dhe atasheve ushtarake të vendeve pjesëmarrëse në brigadë dhe kryetari i Kumanovës, transmeton MIA.

sipas organizatorëve, pas fjalimit të ministres Shekerinskës dhe kryesuesit t procesit të SEDM-së, Petro Koçi, do të vijojë ceremoni për pranim-dorëzimin e detyrës së komandantit të brigadës mes komandantit të deritanishëm, gjenerali i brigadës Tudorika Petraçe dhe gjeneralit të brigadës, Aristedeis Iliopulos, si dhe hapje solemne të objektit të rinovuar dhe të pajisur në kazermë e cila do të jetë selia e shtabit të brigadës në periudhën e vitit 2020-2026.

Brigada e Evropës Juglindore është formuar në vitin 1999, në bazë të marrëveshjes për bashkëpunim rajonal në fushën e mbrojtjes e njohur si marrëveshja për Forca multinacionale paqësore të Evropës Juglindore (FMPEJL) të cilën në vitin 1998 në Shkup e nënshkruan ministrat e mbrojtjes të Shqipërisë, Bullgarisë, Greqisë, Italisë, Maqedonisë së Veriut, Rumanisë dhe Turqisë. Sipas Marrëveshjes për formimin e brigadës, lokacioni i Komandës së SEERBRIG është në bazë rotacioni, ndërsa nikoqirët e saj deri më tani ishin: Pllovdivi, Konstanca, Stambolli dhe Larisa.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button