fbpx

Kostovski kërkoi ndihmë nga të gjithë që BP ta tërheq vendimin për falimentimin e bankës Eurostandard

Trifun Kostovski, si aksionar i Eurostandard bankës, përmes thirrjes publike u bën thirrje të gjitha partive politike, të gjitha institucioneve, të gjitha organizatave qeveritare, joqeveritare dhe fetare, të japin mbështetje që Banka popullore e Republikës së Maqedonisë së Veriut ta tërheqë vendimin për falimentim të  Eurostandard bankës dhe ta kthejë në gjendjen e mëparshme, transmeton MIA.

“Legalistët do të thoshin se tërheqja e këtillë e procedurës falimentuese nuk është e mundshme në pajtim me Ligjin për banka. Dëshiroj t’ju bind se ligji nuk mund të jetë mbi interesat e qytetarëve”, thekson Kosotovski.

Shton se blerës potencial të bankës janë të gatshëm të investojnë mjete serioze dhe ta mundësojnë punën e saj në sektorin bankar dhe vlerëson se akti i këtillë kërkon virtyt të lartë dhe do të parandalojë pasoja serioze për qytetarët e Republikës së Maqedonisë.

“Nëse dëshirojmë paqe në vend dhe qetësi të qytetarëve, duhet t’i keni parasysh pasojat që do të paraqiten në periudhën që vijon, e të cilat në mënyrë tekstative do t’i theksoj. Klientët e Eurostandard bankës, të cilët janë dëmtuar me këtë vendim do të jenë të shqetësuar tërësisht me ndërmarrjen e aktiviteteve për ta kthyer të veten. Për shkak të sistemit softuerik për pagesë të pensioneve, disa mijëra pensionistë do të përballen me pamundësinë për t’i marrë me rregull pensionet e veta, e ajo është shtresa më e ndjeshme e qytetarëve në Maqedoni. Largime masive dhe rritje e papunësisë, si të të punësuarve në Eurostandard bankën, ashtu edhe të punësuarve në Postat e Maqedonisë, për shkak të pamundësisë të realizojnë të ardhurat e tyre. Do të kthehet besimi i qytetarëve në sistemin bankar i cili për fat të keq, jemi dëshmitarë se ka kredibilitet mjaft të luhatur dhe krijon pasiguri të përgjithshme dhe për hapin e këtillë kërkohet virtyt dhe aksion për stabilizim të situatës së përgjithshme për qytetarët në Republikën e Maqedonisë dhe posaçërisht të sektorit bankar”, thekson Kostovski në thirrjen publike.

Ndryshe, më herët Anita Angelovska-Bezhoska, guvernatorja e Bankës Popullore në Maqedoninë e Veriut ka sqaruar se do të ndjekin procedurat drejt falimentimin të bankës Eurostandard, duke sqaruar se 99.4 e klientëve do të kompensohen me gjithë shumën e kursyer.

Anita Angelovska-Bezhoska, guvernatorja e Bankës Popullore në Maqedoninë e Veriut ka sqaruar se do të ndjekin procedurat drejt falimentimin të bankës Eurostandard, duke sqaruar se 99.4 e klientëve do të kompensohen me gjithë shumën e kursyer.

Deri më 31 korrik të këtij vitit, raportohet se shuma e përgjithshme e depozitave të individëve që kursenin në Eurostandard Bank arrin deri në 4.4 miliardë denarë ose 71.5 milion euro.

LEXO: Falimentimi i bankës Eurostandard në RMV, depozituesit do të dëmshpërblehen përmes katër bankave tjera
LEXO: Angellovska–Bezhoska: Sistemi bankar është dhe mbetet stabil dhe i sigurt, Eurostandard banka është rast i izoluar
LEXO: DAP paralajmëroi shfrytëzuesit e aplikacionit “TVSH-ja Ime” që ishin klient të bankës “Eurostandard”
LEXO: Falimentimi i bankës “Eurostandard”, Presidenti Pendarovski dhe guvernatoja Angellovska-Bezhoska zhvilluan takim
LEXO: Ish-klientët e bankës “Eurostandard”, të hollat e sigurimit social, fëmijëve dhe familjeve kujdestare mund t’i marrin në bankë tjetër
LEXO: Falimentoi banka Eurostandard në Maqedoninë e Veriut
LEXO: Rimbursimi i klientëve të “Eurostandard banka” do të fillojë brenda 20 ditësh, thonë nga fondi për sigurim të depozitave
LEXO: Falimentimi i Bankës Eurostandard, prej sot “Posta” nuk mund t’i sigurojë shërbimet financiare dhe shërbimet e qarkullimit ditor për deponuesit e bankës

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button