Cavani drejt gjigantit spanjoll

Edinson Cavani pritet të vazhdojë karrierën në La Liga pasi nuk arriti marrëveshje me Benfican.

Mediumet spanjolle kanë raportuar se Cavani është në negociata me Real Madridin dhe gjasat janë të mëdha që marrëveshja të arrihet mes palëve, transmeton KOHA.

Cavani është futbollist i lirë dhe te Reali shihet si opsion i mirë për repartin e sulmit. Te Reali, janë të gatshëm t’i ofrojnë Cavanit kontratë dyvjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Sulmuesi 33-vjeçar, në shtatë edicionet e fundit ka luajtur te Paris Saint-Germaini, kurse karrierë në Evropë ka bërë edhe te Napoli e Palermo.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button