Pandemia mund të shkaktojë 1.2 trilion dollar humbje dhe 120 milion të papunë në turizëm

Kombet e Bashkuara (OKB) paralajmëruan se humbjet e të ardhurave në turizëm mund të arrijnë 1.2 trilionë dollarë dhe se 120 milionë persona përballen me rrezikun që të humbasin punën për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, njoftoi raportin lidhur me ndikimet e koronavirusit mbi turizmin i cili është një nga sektorët më të rëndësishëm ekonomik të botës.

Turizmi ofron punësim për 1 nga 10 persona, por se pandemia ka goditur edhe sektorin e turizmit, tërhoqi vëmendjen Guterres.

“Në 5 muajt e parë të vitit 2020, të hyrat turistike ndërkombëtare u pakësuan në më shumë se gjysma dhe në të ardhurat e eksportit të gjeneruara nga turizmi u përjetua një humbje prej 320 miliardë dollarë”, tha Guterres.

Humbja e të ardhurave në turizëm mund të arrijnë në 1.2 trilionë dollarë paralajmëroi Guterres, i cili tha se “120 milionë njerëz përballen me rrezikun e humbjes së punës”.

Guterres tha se koronavirusi në sektorin e turizmit ka formuar një efekt të madh shokues për ekonomitë e zhvilluara. Ai shtoi se pandemia ka krijuar situatë emergjente kryesisht për shtetet në zhvillim dhe shumë shtete të vegjël ishullore si dhe në vendet e Afrikës.

Pasi ka tërhequr vëmendjen në rënien e të ardhurave në turizëm, Guterres paralajmëroi që kjo në të njëjtën kohë ka rritur edhe shkatërrimin dhe gjuetinë (peshkimin) e palejuar në territore që janë të mbrojtura.

Sekretari Guterres deklaroi se rindërtimi i sektorit të turizmit duhet të jetë në përputhje me objektivin e klimës së sigurtë dhe të rikuperimit. Pasi theksoi se përdorimi i teknologjisë në sektorin e turizmit duhet të rritet në nivelin më të lartë, Guterres përmendi rëndësinë e nxitjes për vazhdueshmërinë dhe rritjes së gjelbër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button