Shembulli i mësuesit Xhemail nga fshati Greshnicë e Kërçovës

Në vitet e 50-ta shekullit të kaluar në lagjen e Xekallarëve krisi një pushkë për të lajmëruar ardhjen e një djali në familjen e Selim Mehmetit. Pas disa ditëve, një ditë të premte erdhi hoxha që vinte vetëm të xhumave sepse fshati nuk kishte hoxhën e vet. Hapi një libër të shenjtë, u gogëzua sikur i erdhi haberi nga qielli se ky djalë duhet të mbajë emrin Xhemail edhe pse gjenarata e mesme dhe të rinjtë e thirrën me nofkën “Xhemsi”.

Xhemaili rritej me gjitha të mirat se ishte djali i parë që lindi pas motrës së tij. Familja e Selim Mehmetit gati po shtohej me antarë të rinj, duke lindur shumë fëmijë, djem dhe vajza. Thonë se fëmijët janë pasuri, por deri sa janë të vegjël kërkojnë kujdesin e të rriturve. Punonte vetëm babai si shitës në një dyqan fshati. Familja e tij posedonte një rrip toke që më shumë e shfrytëzonin për mbjelljen e zarzavateve dhe për konop. Kishin edhe disa ara ku më tepër rriteshin breshkat sesa gruri e thekna.

Më vonë blenë edhe disa dhen e gjyshi i tij merrej me to. Xhemaili shkonte bashkë me gjyshin për të kullotur delet. Dikur me delet nuk e mbate barra qiranë dhe një ditë i shtitën. Me rrogën e babait ushqehej familja. Xhemaili dita ditës po hidhte shtat, bëhej i shkathët, ishte i dashtur nga shokët, por ishte edhe emocional. Ndonjëherë edhe gabimet e shokëve i mirrte mbi vete. Shumë i pengonon flokët që i kishte kaçurrele dhe shpesh i hiqte.

Xhemaili arriti në klasën e parë edhe pse ishte nja 5-6 muajsh më i ri se të tjerët moshanikë në shkollë. Ishte komunikativ dhe këndonte bukur. Kështu që mësuesi e angazhonte në korin e shkollës, por edhe këndonte edhe vet ndonjë këngë e më së shpeshti e këndonte këngën “Shegë e vogël, shegë e ëmbël.”

Vrapimin dhe luajtjen me top i kishte pasion. Ai një kohë të gjatë ishte edhe marathonaku i fshatit. Pas mbarimit të katërvjeçares në fshatin e lindjes ai vazhdoi bashkë me shokët e tjerë të fshatit në klasët e larta të shkollës tetëvjeçare. Shkolla  e klasëve të larta ishte në fshatin Zajaz, diku 5 kilometra larg fshatit të lindjes. Shkuarja dhe ardhja ishte 10 kilometra, kështu që shumë pak kohë mbetej për ndonjë punë familjare, sepse duhej të kryeheshin detyrat e shkollës. Kjo zgjati dy vite e më pastaj shkolla u vendos pak më afër, po në fshatin Zajaz që ishte shkollë qëndrore edhe për fshtrat e kësaj ane ku gravitonin shumë fshtra.

Pas mbarimit të shkollës tetëvjeçare, Xhemaili vazhdoi arsimimin, me angazhimin e kujdestarit të klasës Sulejman Ramadanit, i cili i kishte përgatitur të gjitha dokumentat dhe i kishte dërguar në shkollën Normale “Zef Lush Marku“ në Shkup. Falë këtij mësuesi, shumë të rinj të kësaj ane u shkolluan. Regjistrimi u bë menjëherë pas tërmetit katastrofal që i ndodhi Shkupit. Xhemaili vendoset në konvitin e kësaj shkolle disa vite e vitet e fundit del e jeton me qira në një banesë private.

Në konvikt që ishte një qendër e madhe e nxënësve shqiptarë që banonin nga të gjitha viset e Maqedonisë,shpesh herë të dielave luhej futboll me qytetet nga vinin nxënësit. Xhemaili luante çdo herë, ishte një lojtar shumë imirë, jepte gola, duartrokitej nga shikuesit. Kjo i dha Xhemailit që ai ta dojë futbollin, që më vonë do të behet edhe inciator për formimin e ekipeve të fshatrave, por edhe vetë luante. Më vonë ai bëhet edhe komentator i ndeshjeve futbollistike në programet televizive private.

Xhemaili pasi e kreu shkollën Normale në Shkup, punësohet mësues në Zajaz në shkollën qendrore ku punoi një vit shkollor. Prej këtu u transferua në Xhuma, ku punoi 11 vite rresht. Mandej kaloi në fshatin Leshnicë, ku punoi me paralele të kombinuara. Pas 17 vjetësh ai kthehet në fshatin e lindjes, ku edhe e mbaron karrierën e mësuesisë, pra më vitin 2014 pensionohet.

Punonte me zell të madh, me përkushtim, me vuzllnet e pasion. I donte nxënësit, i motivonte, por edhe me dituritë e tyre ai krenohej. Kishte edhe prindër të tillë që për një vit fëmijën e vet nuk e regjistronte në shkollë vetëm e vetëm që fëmija i tij t’i bie gjenaratës së mësuesit Xhemail. Kjo dëshmon se mësuesi Xhemail gëzonte respekt dhe autoritet të madh.

Punoi më tepër se 40 vite me plot pasion, por pensonimi sikur ia veniti zellin e punës. Çohej herët e pinte kafenë e mëngjesit në kafenenë e fshatit. Atë më shumë e dëshpëronte fjala e dikujt kur e pyesnin: “A dole në pension?”. Me gojë të “huaj” pergjigjej: Po, po!. Mandej vazhdonte biseda. Pyetja tjetër që bëhej: Po tani çfarë do të bësh? A po të del pensioni? etj.

Kësi pyetjesh gati çdo ditë po i parashtronin dhe nga mërzia duhej që ta lëshonte kafenenë dhe merrte rrugën drejt shkollës për të dëgjuar zilen dhe zhurmën e nxënësve, apo që të shohë ndonjë nxënës duke luajtur në oborrin e shkollës. Në shkollë nuk hynte, por  pas një kohe kthehej në shtëpi dhe mbyllej.

Ditët i bëheshim edhe më të vështira. Për të ikur nga këto brenga, i luti fëmijët që të blejnë disa krere dhen që të dalë në mal. Ashtu ndodhi. Në filim kishte disa copë dele e madej ai bëri edhe një tufë dhensh. Blegërima e deleve dhe ajri i pastër mësues Xhemailit i bënë mirë, e qetësuan dhe ia larguan brengat.

Tani pas 6 viteve ai e pastroi mendjen nga djallëzitë e botës, mërzia, pesimizmi dhe energjia negative. Tani bën një jetë baritore të lumtur, në natyrë të pastër e qetësi shpirtërore. Ruan delet dhe me krenari thotë se tani jam i lumtur, sepse delet i kam edukuar që sapo më shohin vijnë vrap tek unë; ose kur i ndjell, sapo ma  degjojnë zërin vijnë me të shpejtë, duke e çuar kokën dhe blegëruar. Tani ne jemi familijarizuar me natyrën, drunjtë, bimët, zogjtë, qentë, delet e qengjat.

Mësues Xhemaili
Mësues Xhemaili

Xhemaili thotë se biznesi familjar me delet është i mirë, por më e mira për ne të pensionuarit është të gjendesh midis malesh, do të thotë të jesh i vetmuar, por në njëjtën kohë do të thotë se i ke larguar streset nga koka. Të jetosh në mes ajrit të pastër plot e përplot oksigjen, mes peisazhit malor, nën dritën e diellit dhe të hënës, çdokush ua ka zilinë. Kështu shprehen edhe shumë turistë, vizitorë,  miq e shokë të ftuar. “Pse unë nuk e pata këtë fat?!” – thonë ata. Eh, mësues Xhemaili ua ndez edhe më tëpër dëshirën për një jetë baritore e pa branga, kur e përshkruan natyrën, cicërimën e zogjve, burimet e shumta me ujin e pastër e të ftohtë, ashtu siç e përshkruan Naim Frashëri në poemën “Bagëtia e bujqësia”,  për një çast  harron gjithçka e sidomos ngarkesën psikologjike, që na ka zaptuar të gjithëve.

Mësues Xhemaili si njeri i urtë, i mençur e bujar i porosit miqtë t’u ikin ngarkesave e tensioneve të përditshme, t’u shmangen stresit. Me zemërgjerësi e mikpritje vëllazërore u bën thirrje të vijnë e të pushojnë tek ai për disa ditë. Ka shumë të drejtë që thotë: “njeriu ka nevojë  për  qetësim”, të rehatohet, të mos dëgjojë televizorin, buritë e veturave, telefonin, por edhe g…. Çdokush ka nevojë që të ndahet ndonjëherë nga të tjerët, të meditojë e t`i thotë vetes ca fjalë të pathëna, të padëgjuara më parë”.

Dhe për në fund, mësuesi i zellshëm, shembullor, më i miri ndër të mirët; tani blegtor në mes të malit të Drenovës, po na kujton thënien e  Jul Cezarit: ”Më mirë një ditë në mal, sesa dy ditë në Romë.“

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button