Thaçi kërkon nga Kuvendi të mos ia heq mandatin Gjykatës ndërkombëtare për Kosovën

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi kërkoi nga deputetët në Kuvendin republikan të mos votojnë për heqjen e imunitetit të Gjykatës ndërkombëtare për krime lufte në Kosovë edhe krahas asaj që para kësaj gjykate disa themelues dhe udhëheqës të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Në video fjalimin e mbrëmshëm para opinionit përmes faqes së tij të fejsbukut, Thaçi porositi se “gjykatat e formuara nga bashkësia ndërkombëtare për ta dënuar luftën e UÇK-së janë të padrejta”, por i bëri thirrje Kuvendit që ta vazhdojë mandatin e tribunalit të tanishëm, selia e të cilit është në Hagë “derisa nuk arrin njoftim për ndërprerjen e mandatit nga ana e Këshillit të Evropës”.

Fjalimi i presidentit të Kosovës vijoi pas iniciativës së Shoqatës së veteranëve të luftës të UÇK-së për heqjen e mandatit të Tribunalit ndërkombëtar, në opinionin e Kosovës të njohur si “Gjykata për UÇK-në”. Kjo gjykatë, titulli zyrtar i të cilit është Odat e specializuara për Kosovën, u themelua para pesë viteve nga ana e Kuvendit të Kosovës, nën presionin e SHBA-së dhe aleatëve të tjerë të Kosovës. Kryeministër në atë kohë ishte pikërisht Thaçi.

“I ndjekë iniciativat për heqjen e Gjykatës speciale, e dimë se në vitet e fundit Kosovës nuk i kanë munguar gjykatat, ndërsa Odat speciale janë gjykata e pestë me radhë, përderisa në të njëjtën kohë heshtja ndërkombëtare pranohet si amnisti e gjenocidit nga ana e Serbisë”, deklaroi Thaçi.

Ai porositi se “politika nuk duhet tl hyjë në drejtësi, e as drejtësia në politikë” dhe theksoi se kjo ka qenë bindja e tij “në çdo hap të mbështetjes për formimin e gjykatave ndërkombëtare në 20 vitet e fundit”.

“Kjo bëhet bindja ime dhe tani kur nga Kuvendi i Republikës së Kosovës kërkoj që mandati i Odave speciale dhe i zyrës së prokurorit special të vazhdojë derisa njoftimi për ndërprerjen e mandatit nuk vjen nga Këshilli i BE-së në konsultim me Qeverinë e Kosovës. Kemi nevojë për qartësi për mënyrën në të cilën mbyllen odat e specializuara, prandaj besoj se deputetët do ta mbështesin iniciativën time”, porositi Thaçi.

Prokuroria speciale në kuadër të Tribunalit në Hagë në qershor të këtij viti njoftoi se ka ngritur akuza kundër Thaçit dhe ish udhëheqësve të tjerë të UÇK-së, mes të cilëve edhe Kadri Veseli, lider aktual i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), parti e formuar nga vetë Thaçi. Ata dyshohen për vrasjen e mbi 100 civilëve nga kombi shqiptar, serb dhe të tjerë gjatë luftës dhe menjëherë pas luftës me Serbinë në vitin 1998-99.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button