Nesër vazhdojnë punimet në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, planifikohet përzgjedhja e nënkryetarëve

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka raportuar në kalendarin e punës se nesër do të vazhdojnë punimet për përzgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit për legjislacionin e ri, transmeton Portalb.mk.

“Në bazë të nenit 21 paragrafi (2) të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe nenit 17 paragrafi (2) të Ligjit për Kuvendin e Republikës së Maqedonisë (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” numër 104/2009 dhe “Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” numër 14/20), parashtroj Propozim-vendim për përcaktimin e numrit të nënkryetarëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thuhet në kërkesën e kryetarit Talat Xhaferi drejtuar Kuvendit.

Kuvendi njoftoi se seanca e 2-të do të mbahet nga ora 11:00 në Sallën e madhe.

Përndryshe, mandatari për formimin e qeverisë së re, Zoran Zaev, ka paralajmëruar se do ta dorëzojë propozimin për formimin e qeverisë dhe programin qeveritar, pasi Kuvendi të zgjedh nënkryetarët e Kuvendit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button