Nuk ka ndryshim të çmimit me pakicë të benzinës dhe dizelit, KRRE e uli çmimin e vajit ekstra të lehtë

Çmimi me pakicë i benzinës dhe dizelit nuk ndryshojnë këtë javë, ulje, vendosi Komisioni rregullator për energjetikë, të ketë tek vaji ekstra i lehtë për amvisëri për gjysmë denari.

Në pajtim me vendimin çmimet mbeten në nivel të konstatuar me vendimin e 17 gushtit dhe do të shiten Eurosuper BS-95 për 59,50 denarë për litër, Eurosuper BS-98 për 61,50 denarë për litër, Eurodizeli do të shitet për 52 denarë për litër.

Çmimi i ri i Vajit ekstra të lehtë për amvisëri do të jetë 51,5 denarë për litër, transmeton MIA.

KRRE e uli çmimin me pakicë të Mazutit M-1 NS për 0,085 denarë për kilogram dhe do të shitet për 26,28.

Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror në krahasim me periudhën e kaluar shtatëditore shënojnë rritje tek benzina mesatarisht për rreth 1,352 për qind apo për 5,450$/ton, tek dizeli ulje mesatarisht për rreth 0,365% apo për 1,350$/ton, tek vaji ekstra i lehtë ulje për mesatarisht për rreth 0,708% apo për 2,550 $/ton dhe tek mazuti rritje mesatarisht për rreth 0,361% apo për rreth 1,000 $/ton.

Kursi i denarit në raport me dollarin gjatë periudhës së kaluar shtatëditore ishte 51,97 denarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button