Disa leksione dhe impakti i Covid-19 mbi shoqërinë tonë

Shoqëria vazhdon të jetojë edhe më tutje me botën e Covid-19, edhe atë me një eksperiencë të theksuar. Megjithatë, duhet nënvizuar disa leksione që kemi marr dhe impaktin që ka bërë kjo epidemi mbi shoqërinë tonë. Sot, ne mundemi veç të konfirmojmë se Covid-19 nuk është më një punë apo sfidë vetëm sanitare, politike por edhe sociale dhe i takon të gjithë shoqërisë të luftojë  këtë të keqe.

Leksioni i parë që duhetë kapur është se të gjithë jemi dakord se ç’do gjë nuk është si më par apo para Covid-19. Dhe, tash Kovid-19 po konfirmon mesazhin dhe shihet se ka impaktuar botën ekonomike. Këtu duhet të nënvizoi reduktimin e ekonomisë në komunikacionin ajror, punën në distancë që do influencoje tregun e punës, konsumatorët janë duke u kthyer prodhimeve të artizanateve etj. Në të njëjtën kohë jemi duke observuar ekonomin e vogël që shfaqët përsëri në horizont që deri dje nuk i kushtonim shumë rëndësi.

Leksioni i dytë prekë ambientalistët të cilët veç kanë tërhequr alarmin se rreziku i natyrës është në pikëpyetje, p.sh Greta Thunmberg  me metaforën e vetë ’’ Shtëpia jonë po digjet’’ na ka dhënë një mesazh shumë të qartë. Unë mendoj që shumë shkencëtar do të kishin vështirësi të përcjellin një mesazh të tillë tek shoqëria me këtë shpejtësi. Covid-19 na ka dhënë një leksion se si duhet ty qasemi krizave që do të vijnë në fushën ekologjike, një leksion që ka ngritur vetëdijen kolektive të shoqërisë së kohës së sotme.

Leksioni i tretë reflekton mbi raportet në mes shtetit dhe shoqërisë të cilët kanë ndryshuar. Dhe, njerëzit tash kanë kuptuar se shteti nuk do të luajë rolin e kujdestarit dhe se nuk do të ketë përgjigje për të gjitha pyetjet apo hallet e shoqërisë. Njerëzit  e kanë më të qartë  tash se ata duhet më së pari të kujdesën për vetën e tyre. Mesazhi i Covid-19 është se ’’ JETA JONË ËSHTË NË DUART TONA’’

Leksioni i katër është një informatë mbi shtetin dhe rolin e tij në kohën apo gjatë Covid-19. Shteti ka luajtur një rolë shumë aktivë, dhe është duke luajtur, por ai është treguar shumë persiaziv ndaj shoqërisë me masatë që ka deploajuar në teren. Duhet theksuar dhe falënderuar në këtë rast punën e palodhshme të personelit sanitar (mjekët, infermierët), shitësve, pastrueseve të ambientit që kanë bërë apo bëjnë një punë rëmarkablë gjatë epidemisë.

Leksioni i pestë shumë interesantë dhe i rëndësishëm është mbi rolin e  « Shtetit social » për të cilin  kemi pasur shpresë dhe llogaritur gjatë viteve ’80 u vu në sprovë përballë Covid-19 dhe luajti një rolë shumë latentë. Këtij « Shteti socil » të plogështë në kohën e Kovid-19 në ndihëm i erdhën shoqëria civile dhe familja.  Këtu duhet shprehur mirënjohje rolit shumë aktiv që janë duke luajtur shoqëria  civile, familja, duke u solidarizuar  me më të afërmit e tyre dhe me peronat e moshuar në radhë të parë. Krejt në fund, që të kemi sukses dhe që masat e marra të funksionojnë  do të duhet të jemi një shoqëri e hapur në të cilën argumentet mundet të diskutohen dhe debatet të vazhdojnë për një mbrojtje sociale efikase.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button