Efekte “pozitive” nga Kovid-19 në RMV: Më pak persona që e kanë tepruar me alkool dhe të lënduar nga aksidentet

Shtatë muajt e parë të këtij viti, Ndihma e shpejtë mjekësore ka regjistruar ulje të konsiderueshme të numrit të intervenimeve lidhur me alkool dhe me lëndime në aksidentet rrugore. Ashtu thonë nga Ministria e Shëndetësisë, të cilët tendencat i lidhin me dukurinë e koronavirusit dhe lëvizjen e zvogëluar të qytetarëve, njofton Portalb.mk.

“Në periudhën nga janari deri në korrik të këtij viti konsiderueshëm është zvogëluar numri i intervenimeve te personat në gjendje të alkoolizuar dhe persona të lënduar në aksidente rrugore në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Kjo është rezultat i frekuencës së zvogëluar të lëvizjes dhe i masave të aplikuara për parandalim të përhapjes së koronavirusit”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Sipas statistikave të Ministrisë, nga 1 janari deri më 31 korrik të këtij viti janë regjistruar intervenime te 5 fëmijë deri 18 vjet në gjendje të alkoolizuar, ndërsa në vitin 2019 janë regjistruar intervenime te 20 fëmijë.

Është zvogëluar edhe numri i intervenimeve te personat në moshën prej 20 deri 40 vjet nga 84 në 58 dhe te personat nga mosha 40 deri 60 vjet, nga 159 në 133.

Intervenime te personat e alkoolizuar në Shërbimin për ndihmë të shpejtë mjekësore, janar-korrik 2019/2020.

Është detektuar edhe zvogëlim i numrit të personave të lënduar në aksidente rrugore. Në mars të këtij viti ka pasur gjithsej 87 persona të lënduar në aksidente rrugore, që është për 23 persona më pak krahasuar me muajin e njëjtë vitin e kaluar, ndërsa në prill në aksidente rrugore janë lënduar 60 persona apo për 45 më pak në krahasim me muajin prill vitin e kaluar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button