MSH: Po e fillojmë procesin e sigurimit të financave për punësimin e mjekëve të rinj që u kyçën në luftën kundër KOVID-19

Punonjësit e rinj shëndetësor në mënyrë aktive  janë përfshirë në  krijimin e politikave shëndetësore që zbatohen në suaza të Ministrisë së Shëndetësisë. Hapëm perspektiva  çdo punonjës i ri shëndetësor të ardhmen e tij ta shikojë në shëndetin publik dhe menjëherë pas marrjes së licencës  të fitojë mundësi  për punë me pacientë. Një pjesë e madhe e mjekëve të rinj, këtë vit  shprehën interesim  të bëhen pjesë  e ekipeve  në repartet infektive dhe klinikat për trajtim të pacientëve me Kovid-19, ndërsa paralelisht në të gjithë këtë fillojmë edhe proces të sigurimit të financave për  punësimin e tyre të përhershëm, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Sipas ndryshimit të Ligjit për  mbrojtje shëndetësore nga janari i vitit të kaluar, siç potencohet, çdo mjek i diplomuar i mjekësisë, i cili ka marrë licencë  menjëherë fillon me praktikë gjashtëmuajshe, e cila për herë të parë u është paguar 30.000 denarë në muaj. Puna në kohëzgjatje prej  gjashtë muajve zbatohet në institucionet shëndetësore publike, siç janë shtëpitë shëndetësore dhe spitalet e përgjithshme me veprimtari të zgjeruar që kryejnë veprimtari edhe në  mbrojtjen shëndetësore primare, në veprimtaritë e  ndihmës mjekësore urgjente dhe shërim shtëpiak, mbrojtje shëndetësore parandaluese për fëmijët e moshës parashkollore dhe shkollore dhe  patronazhi polivalent.

Në periudhën e fundit janë miratuar mijëra specializime dhe subspecializime, është dhënë pëlqim për pesë mijë punësime në sistemin shëndetësor dhe janë bërë përpjekje për vlerësim përkatës të mjekëve të rinj. Në vazhdimësi  zbatohen edhe aktivitete tjera  për motivim të  kuadrit  të ri mjekësor. Ato mbesin në fokus  të Ministrisë së Shëndetësisë. Edhe më tutje punojmë në përmirësimin e statusit të tyre, cilësisë  së edukimit dhe kushtet në të cilat punojnë, qëndron në kumtesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button