Bayern Mynich e mundi PSG dhe e mori trofeun e gjashtë të Ligës së Kampioneve

Takimi i zhvilluar në Lisbonë, përfundoi me rezultatin minimal 1-0 në favor të bavarezëve.

Goli i vetëm i takimit u shënua nga Coman në minutën e 59’ të takimit.

Kjo ishte hera e parë që PSG mbërrinte në një finale të Ligës së Kampioneve por nuk arriti të ngrejë dot trofeun pavarësisht se kishte yje në sulm si Mbappe dhe Neymar.

Bayern Munich, kampion i Europës me disa rekorde të frikshme

Bayern Munich fitoi Ligën e Kampionëve, duke mposhtur në finale PSG. Kësisoji, bavarezët kompletuan “tripletën” sezonale, sikurse bënë për herë të fundit me trajnerin veteran, Jup Heynckes. Ky ishte trofeu i gjashtë për ta në histori, i këtij lloji, ndërkohë që rekorde të tjera kanë regjistruar gjigantët e Bundesligës.

Kështu, Bayern Munich shënoi golin e 500-të në Champions, me anë të njeriut të fitores së mbrëmshme, Koman. Tashmë, skuadra bavareze është vetëm e treta, që e arrin këtë “stacion” në kompeticion, pas Barcelonës (517 gola) dhe Real Madridit (567).

Nga ana tjetër, kampionët e Gjermanisë dhe Europës kanë në radhët e tyre edhe “Këpucën e Artë” të Ligës së Kampionëve për këtë edicion. Robert Lewandowski u shpall golashënuesi më i mirë në Champions, me 15 gola. Ky është sezoni i parë që nga 2006-2007, me Kaká, që një lojtar shënon më shumë se Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, shkruan Telesport.

Ja dhe rekordi i tretë bavarez: Bayern Munich është ekipi i pare, që ka pushtuar Ligën e Kampionëve me 100 % fitore sezonale në këtë garë. Më konkretisht, 11 fitore në 11 ndeshje.

Bayern Munich e fitoi Champions-in për herë të gjashtë në historinë e vet (pas 1974, 1975, 1976, 2001 dhe 2013), duke barazuar Liverpool. Vetëm Real Madridi (13) dhe Milani (7) e kanë fituar ë shumë këtë trofe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button