Toka nga viti 1994 ka humbur 28 trilionë tonë akull

Nga viti 1994 nga sipërfaqja e Tokës janë zhdukur gjithsej 28 trilionë tonë akull, ndërsa deri te këto të dhëna erdhën shkencëtarët britanikë të cilët kanë shfrytëzuar satelitë që ta hulumtojnë Tokën.

Këtë sasi të akullit të humbur shkencëtarët e universiteteve në Lidis, Edinburg dhe Londrës e përshkruan si “befasuese”, shkruan “Gardian”.

“Nëse akullnajat dhe pllakat e akullit vazhdojnë të shkrihen me këtë ritëm, çdo centimetër ngritje e nivelit të detit do të nënkuptojë se rreth një milion njerëz do të shpërngulen nga shtëpitë e tyre”, tha profesori Endi Sefard nga Universiteti i Lids, transmeton MIA.

Shkencëtarët theksojnë se shkrirja e akullit në këto sasi zvogëlon seriozisht mundësinë e Tokës për të refuzuar rrezatimin diellor përsëri në hapësirë. Akulli zhduket, dhe deti ose toka poshtë tij thith më shumë nxehtësi, duke rritur ngrohjen e planetit.

Hulumtuesit në të kaluarën kanë studiuar vetëm zona të caktuara, të tilla si Antarktiku ose Grenlanda, duke parë se ku dhe sa shkrihet akulli. Kjo është hera e parë që dikush ka hulumtuar tërë sipërfaqen e tokës. “Ajo që gjetëm na la pa fjalë,” tha Sefard. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button