Profesori Yong Poovorawan: Karantina 14 ditore nuk është e mjaftueshme për pacientët me COVID-19

Një virolog ekspert në Tajlandë është shprehur se periudha 14-ditore e karantinimit nuk është e mjaftueshme për të siguruar shërimin e plotë nga koronavirusi i ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Profesori Yong Poovorawan i Universitetit Chulalongkorn të Bangkokut sugjeroi që njerëzit duhet të izolohen edhe për 14 ditë të tjera, gjegjësisht gati një muaj, për t’u siguruar që virusi është zhdukur.

Ai tha se ka studiuar 212 raste të COVID-19 dhe dje përvijoi katër pika në një postim në rrjetet sociale.

“Gjeta 6,6 për qind prej tyre ku treguan simptoma katër deri në 12 javë pasi u lejuan të kthehen në shtëpi”, tha Poovorawan.

“Ne gjetëm virusin pas 36-105 ditësh të simptomave, por shumë i dobët kështu që mundësia e përhapjes së sëmundjes te të tjerët është shumë e ulët”, theksoi Poovorawan.

Ai tha se “diapazoni i tërheqjes” në shumicën e rasteve të COVID-19 është dy deri në shtatë ditë.

“Mund të gjendet deri në 14 ditë dhe mund të jetë më pak se 21 ditë”, tha Poovorawan, i cili është profesor i mjekësisë në hepatologji pediatrike, hepatiti viral dhe virologji.

“Prandaj, ata që kanë kaluar një izolim 14 ditor duhet të qëndrojnë nën karantinë në shtëpi edhe për 14 ditë të tjera për të rritur besimin në parandalimin e përhapjes së sëmundjes”, tha ai, duke shtuar se zbulimi i COVID-19 pas 14 ditësh është “i mundur në pacientë”.

Për situatën me COVID-19 në Tajlandë, ai tha se ekziston “mundësi e kufizuar” e infeksionit në vend pasi “asnjë rast nuk është gjetur për më shumë se 80 ditë”.

Tajlanda deri më tani ka raportuar 3.390 raste të koronavirusit dhe 58 vdekje, me qeverinë e cila zgjati urgjencën shëndetësore për një muaj tjetër deri më 30 shtator.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button