Horoskopi ditor, e shtunë 22 gusht 2020

Dashi

Historitë e lindura në verë, duket se nuk janë jetëgjata, ndaj merrini si të vijnë. Ndërsa në punë do të keni mundësi të mira, të cilat duhet ti kapni fluturimthi.

Demi

Hëna do të ketë ndikim mjaft pozitiv dhe do të favorizojë ndjenjat si dhe lidhjet në çift. Sa i takon sferës profesionale bëni kujdes me të papriturat që mund t’iu dalin. Mund të keni diçka të cilët duhet ta rishikoni, pasi nuk ecën.

Binjakët

Dita do të jetë e mbushur me nervozizëm, për shkak të ndikimit të kundërt të Hënës dhe Mërkurit. Mund të përfshiheni nga paniku. Edhe në punë, rrezikoni që të humbni lehtësisht stafetën.

Gaforrja

Çiftet e qëndrueshme, nuk duhet të druhen për asgjë, ndërsa ata që janë aktualisht në krizë, mund të jetojnë momente tensioni, sidomos nëse kanë të bëjnë me të lindurit e shenjës së dashit dhe akrepit. Në punë, keni përshtypjen se po bëni shumë dhe po merrni pak.

Luani

Nëse jeni vetëm duhet të përvishni mëngët dhe të riktheheni në lojë. Duhet ti jepni më shumë hapësirë dashurisë, pasi edhe takimet janë mjaft të favorizuara. Në punë, do të nisë për ju një periudhë përmirësimi, ku do të ketë mundësi më të mira në raport me më parë.

Virgjëresha

Kjo është një fazë më e mirë në raport me atë që keni lënë pas. Takimet janë mjaft të favorizuara, ku do të lindin histori të bukura, ndërsa lidhjet që janë në vijim, duhen riparë. Në punë, mund t’iu duhet të zgjidhni disa probleme.

Peshorja

Në raportet në çift mund të ketë tensione, ndaj mundohuni që ti shtyni debatet për një moment tjetër. Edhe sa i takon punës, do të ishte mirë që të shtynit marrjen e vendimeve me rëndësi.

Akrepi

E enjtja do të jetë mjaft pozitive, ku shumë shpejt do të keni mundësi që të jetoni emocione të bukura. Sa i takon punës, do të ketë përmirësime të ndjeshme në ditët në vijim.

Shigjetari

Në dashuri është momenti për t’ia nisur nga e para, duke gjetur kompromise. Mundohuni që të shmangni debatet e kota, sidomos ato të natyrës ekonomike. Në punë, një projekt me rëndësi mund të nisë në muajt në vijim.

Bricjapi

Ndikimi tranzit i Mërkurit mund të favorizojë një takim apo riafrim. Mundohuni që të rrini sa më larg debateve. Ndryshimet në punë, do të rezultojnë të suksesshme.

Ujori

Keni nevojë për të dashuruar dhe për të gjetur pasionin, ndaj lëreni veten të lirë, shkruan noa.al. Në punë, mundohuni që të mos tregoheni të paduruar.

Peshqit

E enjtja parashikohet e mbushur me nervozizëm për shkak të ndikimit të kundërt të Hënës. Gjithçka do ju duket më e lodhshme dhe e vështirë se zakonisht. Edhe në punë do të përjetoni ankth, pasi ndoshta mund të keni gjëra të paqarta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button