fbpx

Policia në ndjekje të këshilltarit të BDI-së dhe vëllait të tij

Gjykata e Ohrit ka caktuar masën e paraburgimit prej 8 ditëve për këshilltarin e BDI-së në Komunën e Ohrit dhe vëllain e tij. Këshilltari Nefi Useini dhe vëllait të tij kërkohet në lidhje me incidentin që ka ndodhur përpara një hoteli në Ohër, transmeton Portalb.mk.

Ata dyshohen se janë shkaktar të dhunës, derisa dyshohet edhe për armëmbajtje në vendin e ngjarjes.

Ndryshe, dje policia ka dorëzuar padi penale për Nefi Useinin në lidhje me rastin. Ai një ditë më herët është denoncuar në polici si i dyshuar për pjesëmarrje në një rrahje.

“Më 18.08 në ora 11.35 në SPB Ohër, S.T. (41) ka denoncuar se para një objekti hotelerik ishte sulmuar fizikisht nga N.U. (45) nga Ohri. “Po merren masa për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, raportuan nga MPB-ja.

Gjatë vitit të kaluar, policia në bashkëpunim me Prokurorinë themelore publike kishin hyrë në kompaninë e këshilltarit Nefi Useini.

Useini është i njohur tashmë edhe për ndërtimet e paligjshme në Ohër, që refuzonte t’i prish pavarësisht udhëzimeve nga autoritetet. Gjithashtu është i njohur edhe për sulmet fizike e verbale në vende publike, siç ishte rasti me profesorin Iljaz Iljazi.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close