Do të ketë zgjedhje të parakohshme për kryetar në Shtip, tha Boçvarski

“Sa saktësisht mundet që u.d. kryetar i komunës ta kryejë funksionin para se të mbahen zgjedhje të parakohshme do të thonë trupat profesionale në Ministrinë e Vetëqeverisjes lokale dhe në Qeveri”, tha Blagoj Boçvarski.

Pasi kryetari i komunës së Shtipit, Blagoj Boçvarski, të marrë përsipër funksionin ministror në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, Komuna do të ketë u. d. Kryetari i komunës. Ai do të zgjidhet nga radhët e këshilltarëve në Këshillin e Komunës Shtip dhe ai do të kryejë funksionin deri në mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme për kryetar, raporton SDK, përcjell Portalb.mk.

“Si kohe mundet saktësisht u.d. kryetar i komunës të kryejë këtë funksion do të thonë trupat profesionale Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale dhe në Qeveri. Është e qartë se ky funksion nuk mund të zgjasë deri në zgjedhjet e ardhshme të rregullta lokale që janë në tetor, që do të thotë se në Shtip do të ketë zgjedhje të parakohshme”, tha Boçvarski.

Boçvarski në konferencën e sotme për shtyp tha se pasardhësi i tij do të vazhdojë projektet që ka filluar, ndërsa ai si ministër i ardhshëm do të ndihmojë Komunën në zbatimin e projekteve të infrastrukturës.

Pas mbledhjes së djeshme të Këshillit Qendror të LSDM-së për ndarjen e posteve ministrore në Qeverinë e re, Boçvarski e mori Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, të cilën deri tani e ka drejtuar Goran Sugareski. Boçvarski u zgjodh kryetar i Shtipit në zgjedhjet në vitin 2017.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button