Përçarjet në BDI pengojnë mbajtjen e seancës parlamentare për emërimin e Xhaferit kryetar të Kuvendit

Sot pritej që Talat Xhaferi të emërohet për së dyti herë kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, por kjo nuk ndodhi dhe ende nuk dihet kur do të ketë seancë. Seancën e paralajmëroi lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, pas seancës së djeshme të Këshillit Qendror të Partisë, njofton Portalb.mk.

“Kjo qeverisje është qeverisje e barazisë. Nesër do ta zgjedhim kryetarin e Kuvendit, mikun tonë Talat Xhaferi, a më pas edhe miqtë tjerë tanë”, tha mbrëmë Ahmeti.

Sipas informatave jozyrtare, mbrëmë ka pasur debat të ashpër në mbledhjen e Këshillit Qendror të BDI-së. Disa degë të kësaj partie kanë qenë të pakënaqura me ndarjen e resorëve. Dega e Çairit dhe Sarajit kanë kundërshtuar emërimin e sekretarit të përgjithshëm, Artan Grubi për zy/kryeministër të parë dhe Ministër për Sistem Politik. Ndërsa dega e Strugës dhe ajo e Likovës kanë kërkuar poste ministrore. Prandaj dhe nuk ka vendim për atë se kujt do t’i ndahet dikasteri i Shoqërisë informatike dhe Administratës.

Askush nga partia nuk flet zyrtarisht.

Xhaferi ishte kryetar i Kuvendit edhe në përbërjen e kaluar parlamentare, i cili pritet të rizgjedhet nga 62 deputetët e shumicës parlamentare të koalicionit “Mundemi”, BDI-së dhe PDSH-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button