fbpx

Ministrat e rinj të LSDM-së: Carovska në arsim, Boçvarski në transport, Mariçiq në drejtësi, Stefoska në kulturë

Disa befasi në qeverinë e re. Nënkryetarja e LSDM-së dhe zëvendëskryeministre aktuale, Milla Carovska do të jetë ministre e Arsimit dhe Shkencës në përbërjen e re qeveritare, mëson 360 Gradë, transmeton Portalb.mk.

Në krye të resorit që Carovska e udhëhiqte në qeverinë paraprake, Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale do ta udhëheqë Jagoda Shahpaska. Ajo deri më tani ishte deputete nga radhët e LSDM-së dhe pjesë e Komisionit kuvendor për punë dhe politikë sociale. Në zgjedhjet e 15 korrikut ishte bartëse e listës në Njësinë zgjedhore 1.

Në resorin e Transportit dhe Lidhjeve vjen kryetari i Komunës së Shtipit, Bllagoj Boëvarski, i cili është edhe deputet i mëparshëm dhe nënkryetar i LSDM-së, ndërsa tani anëtar i Këshillit ekzekutiv të partisë. Kjo do të thotë se në Shtip do të duhet të organizohen zgjedhje të jashtëzakonshme për kryetar komune.

Me sektorin e Drejtësisë do të udhëheqë kryenegociatori aktual teknik me BE-në, Bojan Mariçiq. Ai është sekretar për bashkëpunim ndërkombëtar në LSDM.

Ministre e Kulturës do të jetë deputetja e deritanishme Irena Stefoska. Ajo është doktor i shkencave historike dhe kryetare e deritanishmee Komisionit kuvendor për kulturë.

Paraprakisht, “360 Gradë” sot pubikoi se nga radhët e LSDM-së, Oliver Spasovski, Radmilla Shekerinska dhe Venko Filipçe edhe në qeverinë e re do të udhëheqin me resorët e njëjtë: Punëve të Brendshme, Mbrojtjen dhe Shëndetësinë. Për shef të ri të SÇE-së paralajmërohet Nikolla Dimitrov. LSDM duhet të propozojë edhe zëvendëskryeministër për çështje ekonomike, funksion në të cilin është e mundur që të vijë Fatmir Bytyqi, kryetar i Komisionit të partisë për financa.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button