Propozoi të ulte në dialog opozitën bjelloruse dhe Lukashenkon, KE i hap rrugë vizitës së Ramës

Këshilli Evropian ka zhvilluar sot një mbledhje, ku temë kryesore ishte kriza politike në Bjellorusi, transmeton ABC.

Gjatë takimit është diskutuar edhe për propozimin e OSBE për dialog, duke mbështetur idenë e kryeministrit shqiptar Edi Rama.

Në pikën 8 të deklaratës së Këshillit Evropian, thuhet se BE po ndjek situatën nga afër dhe mbështet plotësisht propozimet e OSBE për dialog.

“Ne do të vazhdojmë ta ndjekim situatën nga afër dhe do të jemi të gatshëm të kontribuojmë në përpjekjet për t’i dhënë fund krizës në mënyrë paqësore. BE mbështet plotësisht propozimet e OSBE-së për dialog në Bjellorusi dhe është e gatshme të ofrojë ndihmë për t’i përmirësuar ato”, thuhet në pikën 8 të deklaratës.

Njëkohësisht, anëtarët e Këshillit kanë theksuar, se nuk do t’i njohin zgjedhjet e 9 gushtit në Bjellorusi, pasi nuk ishin të lira. Gjithashtu KE ka dënuar dhunën ndaj protestuesve, duke e quajtur jopoporcionale dhe të papranueshme.

“Anëtarët e Këshillit Evropian dënojnë dhunën jo proporcionale dhe të papranueshme të shfaqur nga autoritetet shtetërore kundër protestuesve paqësorë. Dhuna duhet të shmanget dhe të gjithë ata që janë ndaluar në mënyrë të paligjshme duhet të lirohen menjëherë dhe pa kushte. Shoqëria civile dhe aktorët e opozitës të përfshirë në diskutime mbi tranzicionin politik duhet të mbrohen nga arrestimet arbitrare dhe dhuna. BE pret një hetim të plotë dhe transparent për të gjitha abuzimet e pretenduara”, thuhet më tej në deklaratën e KE.

Po ashtu KE ka paralajmëruar sanksione ndaj një numri të lartë zyrtarësh bjellorus, të cilët janë përgjegjës për falsifikimin e rezultatit të zgjedhjeve dhe dhunën ndaj protestuesve.

Kryeministri Edi Rama propozoi ditën e djeshme, që të udhëtonte drejt Bjellorusisë, nën cilësinë e kreut të OSBE, së bashku me ministren e Jashtme suedeze Ann-Linde.

Kjo e fundit dhe kryeministri shqiptar, do të tentojnë që të ulin në dialog presidentin Llukashenko dhe opozitën.

Ndërkohë pritet dakordësia edhe nga Llukashenko, në mënyrë që Rama të niset drejt Minskut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button