RMV, ulje e madhe e numrit të udhëtarëve të transportuar me autobusë

Është shënuar ulje e madhe e numrit të udhëtarëve të transportuar me autobusë në tremujorin e dytë të vitit, gjegjësisht për 64% më pak në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, njofton Enti Shtetëror i Statistikave, transmeton Portalb.mk.

Të dhënat e publikuara sot flasin se në tremujorin e dytë të vitit 2020, në transportin me autobusë janë transportuar gjithsej 7,136 milionë udhëtarë, dhe në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, numri i tyre është zvogëluar për 64,8%.

Sipas llojit të transportit, numri i udhëtarëve të transportuar me autobusë në transportin e qytetit është ulur për 68,6%, në transportin jashtë qytetit për 56,7%, në transportin mes qyteteve për 74,8%, ndërkaq në transportin ndërkombëtar për 99,7%.

Në tremujorin e dytë të vitit 2020, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2019-të, numri i kilometrave të udhëtarëve në transportin me autobusë është ulur për gjithsej 88,2%. Sipas llojit të transportit, kilometrat e udhëtarëve në transportin e qytetit janë ulur për 88%, jashtë qytetit 80,6%, ndërkaq në transportin ndërkombëtar 99,7%.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button