Liban, dënohet vrasësi i ish-kryeministrit

Gjykata e Posaçme e Hagës dënoi një person për vrasjen e ish-kryeministrit libanez Rafik Hariri dhe çliroi nga akuzat tre të tjerë. Ndërsa e konsideroi vrasjen e Haririt akt terrorist, Gjykata tha se nuk ka prova për përfshirjen e Hezbollahut apo të Sirisë në ngjarjen e 14 shkurt 2005, transmeton OraNews.

Një nga katër të akuzuarit për vrasjen e ish-kryeministrit libanez Rafik Hariri në Bejrut në vitin 2005 u dënua nga gjykata e posaçme e Kombeve të Bashkuara.

Salim Ayyash dhe të tjerët, të gjithë pjesë e grupit militant shiit Hezbollah, u gjykuan në mungesë që nga viti 2014. Vendimi vjen në një kohë të vështirë dhe krize politike për Libanin.

Ayyash u gjet fajtor si pjesëmarrës në aktin terrorist të vrasjes së Haririt dhe të 21 vetëve të tjetër dhe për përpjekjen për të vrarë 226 qytetarë të tjerë me anë të një makine bombë më 14 shkurt 2005.

15 vite nga ngjarja, Gjykata Speciale në Hagë ka mohuar përfshirjen e Sirisë dhe të organizatës militante të Hezbollahut në vrasjen e ish-kryeministrit libanez, Rafik Hariri.

Ish-biznesmeni Hariri që drejtoi qeverinë e Libanit për dy mandate, u vra më 14 shkurt të vitit 2005 së bashku me 21 vetë të tjerë nga shpërthimi i një autobombe teksa shoqërohej me makinë në kryeqytet. Atëkohë ai shërbente në funksionin e opozitarit dhe apelonte për tërheqjen e trupave të Sirisë nga vendi pas dekadave luftë civile.

“Në këndvështrimin e Gjykatës, Siria dhe Hezbollahu mund të kenë pasur motive për ta eliminuar Haririn dhe disa nga aleatët e tij politikë, por nuk ka prova se udhëheqësit e Hezbollahut u përfshinë në vrasjen e tij, dhe as për ndërhyrje të Sirisë. Sulmi ishte akt terrorist që synoi të përhapë frikë tek populli libanez,” tha Re.

Vrasja e ish-kryeministrit libanez e futi vendin në krizë dhe nxiti beteja të brendshme politike për pushtet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button