Evropa e kaloi Kinën për nga shitja e veturave elektrike

Në Evropë gjatë shtatë muajve të fundit janë shitur rreth 14.000 vetura elektrike më shumë sesa në Kinë në po të njëjtën periudhë, është bërë e ditur nga të dhënat e Mattias Schmitt, analist i çështjeve të lidhura me automobilizëm, transmeton Koha.net.

Në këtë kategori veturash, përpos veturave të pastërta elektrike llogariten edhe hibridet “plug-in” (PHEV).

Ai po ashtu ka thënë se në Evropë, gjatë shtatë muajve të parë të vitit, janë shitur gjithsej 269.000 vetura tërësisht elektrike, ashtu si edhe veturat 231.000 PHEV.

Konsiderohet se njëra prej arsyeve se përse Evropa e ka kaluar Kinën është rritja e subvencioneve shtetërore në disa shtete.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button