fbpx

Merkeli paralajmëroi se s’ka lehtësim masash pa ulje të rasteve me COVID-19

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka paralajmëruar se më s’do të lejojë relaksim të masave kundër COVID-19, pasi Gjermania po përballet me rritje të shifrave të rasteve të reja, transmeton Koha.net.

Ajo ka kërkuar nga gjermanët të ndjekin rregullat e higjienës personale dhe u ka kujtuar atyre që vijnë nga zonat e rrezikshme se karantimi s’ka qenë opsion, por detyrim.

“Lajmi i mirë është se nëse respektojmë rregullat, shumë nga jeta në publik është e mundshme”, ka thënë ajo gjatë një vizite në North Rhine-Westphalia. “Nëse numrat ulen mund të kemi hapje më shumë. Nëse jo, apo rriten, duhet të pyesim se çfarë duhet të bëjmë, por në cilindo rast, një lehtësim i mëtejmë i masave s’mund të ndodhë tani”, ka shtuar ajo, raporton “Reuters”.

Sa i përket kontrolleve më strikte për bartjen e maskave në vende publike, Merkel ka thënë se udhëtarët që vijnë nga zonat e rrezikshme duhet të kenë me vete testin negativ, ose të shkojnë në karantinim.

“Ky s’është opsion – është domosdoshmëri”, ka thënë ajo.

Gjermania kishte arritur të mbajë më ulët shifrat e të prekurve me koronavirus, në krahasim me shtetet fqinje. Megjithatë, të martën shifrat u rritën për 1390 raste të reja duke e çuar totalin në 225 mijë. Në Gjermani, nga virusi kanë vdekur 9236 persona.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close