Marrëveshja LSDM-BDI: Zaev kryeministër, BDI-ja do të ketë kryeministër në 100 ditët e fundit të mandatit

LSDM dhe BDI kanë arritur marrëveshje për formimin e Qeverisë. Kështu deklaruan liderët e partive Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti, të cilët bashkë me sekretarët e partive dy orë mbajtën mbledhje në Klubin e Deputetëve në Shkup. Marrëveshja do të dorëzohet te organet më të larta të partive që të njëjtët ta miratojnë, njofton Portalb.mk.

Zaev deklaroi se kryeministri i ardhshëm do të jetë me mandat 4-vjeçar dhe ai do të jetë kryeministër, ndërkaq në 100 ditët e fundit të mandatit, BDI do të propozojë kuadër për kryeministër.

“Sot e përfunduam këtë marrëveshje dhe të gjitha atributet i prezantuam. Në vetë marrëveshjen, BDI ka treguar madhështi dhe guxim për ardhmërinë e të gjithë qytetarëve dhe shtetit. Gjatë këtij guximi, është konstatuar që unë ta kem nderim të jem kryeministër me mandat 4-vjeçar. Pjesë e marrëveshjes është edhe shfuqizimi i qeverisë teknike për çka edhe VMRO-DPMNE që të japë mbështetje. Për shkak të kësaj madhështie të BDI-së, tregova madhështi që në 100 ditët përpara zgjedhjeve të emërohet kryeministër i propozuar nga BDI”, theksoi Zaev.

Ahmeti tha se e uron Zaevin për vendimin e guximshëm që të ketë 100 ditë kryeministër shqiptar.

Në lidhje me ndarjen e resorëve, partitë do të njoftojnë në ditët në vazhdim.

Artan Grubi - Ali Ahmeti - Zoran Zaev - Lubço Nikollovski
Artan Grubi – Ali Ahmeti – Zoran Zaev – Lubço Nikollovski
Zoran Zaev
Zoran Zaev
Ali Ahmeti
Ali Ahmeti

Pas marrëveshjes për një qeveri të re, pritet që kryetari i Parlamentit Talat Xhaferi të caktojë vazhdim të seancës konstitutive dhe të zgjidhet kryetari i dhomës ligjvënëse i cili brenda afatit të përcaktuar me ligj do të duhet të mbledhë një seancë të re për zgjidhje të kabinetit të ri qeveritar.

Xhaferi dje deklaroi se do të caktojë vazhdim të seancës konstitutive sapo të vërtetohet se partitë i kanë zgjidhur dy çështjet e mbetura – zgjedhjen e kryetarit të dhomës ligjvënëse dhe komisionit për zgjedhje dhe emërime. Tha se nuk është dhe nuk e ka ndërmend të jetë arsye për bllokimin e institucionit dhe se i ndjekë procedurat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button