OSBE kërkoi vizitë në Bjellorusi, e përfaqësuar nga kryeministri Edi Rama

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) njoftonte sot në një deklaratë është është e shqetësuar për situatën pas protestave në Bjellorusi dhe ka kërkuar të jetë prezent në vend me kreun e saj rotacional, kryeministrin shqiptar Edi Rama, transmeton TCH.

“OSBE përsërit shqetësimin e saj për zgjedhjet presidenciale të kryera më 9 gusht 2020, të cilat nuk u lejuan të monitoroheshin nga Zyra e Institucioneve Demokratike dhe e Të Drejtave të Njeriut, si dhe për forcën jashtë raportit që është përdorur ndaj protestuesve nga autoritetet. Prandaj ka dorëzuar kërkesën zyrtare për një vizitë në Bjellorusi, me përfaqësimin nga kryetari i saj në detyre, kryeministri shqiptar Edi Rama dhe kryetarja e radhës, ministrja e jashtme suedeze, Ann Linde – për t’u takuar me përfaqësues të qeverisë dhe të opozitës”, thuhej në deklaratë.

Kryesia e OSCE përsërit nevojën urgjente për plotësim të parimeve dhe detyrimeve ndaj saj, siç është mbrojtja dhe promovimi i të drejtave të njeriut dhe respekti për sovranitetin e integritetin territorial”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button